Berisha: Shumë shpejt do të fillojnë përgatitjet për zgjedhjet lokale
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se përgatitjet për zgjedhjet lokale do të nisin shumë shpejt.
Ai tha se Këshilli i ardhshëm Kombëtar do të vendosë për çështje si zhvillimi i primareve për kandidatët për kryetarë bashkish dhe kandidaturat e deputetëve, duke theksuar se këto vendimmarrje do të merren në mbledhjet e tij.
FJALA E BERISHËS:
Tonin Ndreu: Përshëndetje Doktor Berisha, besoj se Partia Demokratike do të hapë fushatën shumë shpejt me kryesinë e re. A do të ketë primare për kryetarët e bashkive? A do të ketë primare për deputetët që mund të shpallin kandidaturat për bashkitë?
Sali Berisha: Të gjitha këto do i përcaktojë Këshilli i ardhshëm Kombëtar në mbledhjet e veta, Tonin. Edhe shumë shpejt do fillohet përgatitja për zgjedhjet lokale.