Berisha: 1.5 miliardë euro janë fondi që Edi Rama ka përcaktuar për zgjedhjet lokale. Është fond elektoral

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se fondi prej 1.5 miliardë eurosh i parashikuar për bashkitë është një fond elektoral për zgjedhjet lokale.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama do ta përdorë këtë fond për interesa zgjedhore, duke e cilësuar atë si “një akt të shëmtuar në prag të fushatës elektorale”.

FJALA E BERISHËS:

 Dy pyetje për reformën territoriale. Përse bashkitë kanë ende nevojë për 1.5 miliardë euro nga qeveria qendrore për të kryer funksionet e tyre bazë? Dhe e dyta, nëse decentralizimi ishte qëllimi i reformës territoriale, pse çdo zgjidhje kalon përsëri nga kryeministri, ministritë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit, e jo nga vetë bashkitë?

Sali Berisha: 1.5 miliardë euro janë fondi që Edi Rama ka përcaktuar për zgjedhjet lokale. Është fond elektoral që do ta ndajë dhe ta vjedhë së bashku me bashkiakët e vet. Është një akt i shëmtuar në prag të fushatës elektorale.