SYRI TV/ Orikum, sezoni turistik me pak pushues, problem mungesa e investimeve në infrastrukturë
Teksa jemi në kulmin e sezonit turistik, plazhet në Orikum kanë një numër shumë të vogël pushuesish. Situata është e vështirë edhe për operatorët lokalë që kanë biznese në zonë. Sipas tyre, disa nga faktorët që kanë ndikuar janë rritja e çmimeve, infrastruktura që ka nevojë për përmirësime, mungesa e vrojtuesve të plazhit në disa zona, si dhe kushtet që nuk janë në nivelin e pritshmërive të turistëve.
Sezoni turistik në Orikum ka nisur më i vakët nga sa pritej. Edhe pse jemi në kulmin e verës, në shumë segmente të vijës bregdetare plazhet paraqiten me pak pushues, ndërsa bizneset presin një rritje të fluksit në ditët në vijim. Sipas pushuesve dhe operatorëve lokalë, disa nga faktorët që kanë ndikuar janë rritja e çmimeve, infrastruktura që ka ende nevojë për përmirësime, mungesa e vrojtuesve të plazhit në disa zona, si edhe kushtet që, sipas tyre, nuk janë në nivelin e pritshmërive të turistëve.
Operatorët turistikë kërkojnë ndërhyrje për përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e sigurisë në plazhe dhe ofrimin e më shumë shërbimeve, me synimin që Orikumi të tërheqë më shumë vizitorë dhe sezoni veror të përmbushë pritshmëritë e biznesit dhe të pushuesve.