Fondet për koncertin e Kanye West/ Berisha: Rama i konsideron taksat e qytetarëve si para të portofolit të tij

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përdorimin e fondeve publike për koncertin e Kanye West.

Duke iu përgjigjur një qytetari, Berisha tha se pagesa prej 4 milionë eurosh për koncertin është “dëshmi flagrante” se Rama i konsideron taksat e qytetarëve si para personale. Ai gjithashtu akuzoi qeverinë për kontratën e aeroportit të Vlorës, duke pretenduar se do të paguhen miliona euro për “bileta të munguara”.

FJALA E BERISHËS:

Ludovik Tetaj: Përshëndetje Doktor Berisha. Ku ka arritur vjedhja apo përdorimi i taksave tona sa t'i kalojë ky pervers 4 milionë euro një nazisti për një koncert privat, më mirë një gjenerator për pediatrinë që nuk kishin dritë atë ditë. Dhe një herë përshëndetje Doktor.

Sali Berisha: Faleminderit. Kjo është një dëshmi flagrante se si Edi Rama taksat e qytetarëve i konsideron si para të portofolit apo të llogarive të tij. 
Por Ludovik, dua që të informoj se, siç ka firmosur për t'i paguar 4 milionë bileta Kanye West, Edi Rama ka firmosur për të grabitur në aeroportin e Vlorës, çdo vit, 10 milionë bileta të munguara. 
Sipas kontratës që ka firmosur, qeveria shqiptare do i paguajë kompanisë 10 milionë euro bileta të munguara, të cilat natyrisht do ndahen midis Edi Ramës dhe sojit të tij.