‘Albanian Files’/ Berisha: Do kërkojmë hetim ndërkombëtar për transaksionet e këtyre studiove, Rama ka përqindjen e tij në çdo projekt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se do të kërkojë hetim ndërkombëtar për transaksionet e studiove të huaja të përfshira në projektet e qeverisë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka përqindje në çdo projekt dhe se përmes studiove ndërkombëtare ka kërkuar të krijojë ndikim politik. Sipas tij, transaksionet lidhen me projekte me vlerë deri në 1.5-2 miliardë euro, për të cilat kërkoi transparencë mbi mënyrën e pagesave.

FJALA E BERISHËS:

Dejona Ruka: Përshëndetje Doktor! 'Albanian Files' tregon jo vetëm delirin e madhështisë së Edi Ramës, por edhe rolin e arkitektëve dhe studiove të huaja në projektet e tij. A mendoni se përmes këtyre projekteve dhe kontratave Rama ka tentuar të blejë ndikim, mbështetje dhe lidhje ndërkombëtare?

Sali Berisha: Fund e krye vetëm ajo. Është një nga qëllimet e atyre projekteve. Natyrisht, duhet ta kemi të qartë, në çdo projekt Edi Rama ka përqindjen e tij shumë të lartë. 
Në çdo projekt. 

Por krahas kësaj, siç e shihni ju, ai nëpërmjet atyre studiove ka blerë influencë kolosale politike. 

Ndaj edhe ne po kërkojmë- ne kemi respekt për çdo arkitekt, urbanist, studio e të tjerë- por në këtë rast ne do kërkojmë hetim ndërkombëtar për transaksionet e këtyre studiove me projektet e Librit të Kuq.

Ato transaksione arrijnë në 1.5, 2 miliardë euro. 

Si janë paguar? Me cilat banka, me cilat strajca, me cilat fasha?