Berisha: SPAK kontrollohet totalisht nga Rama, po zvogëlohen akuzat ndaj Ballukut dhe të tjerëve

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, akuzoi SPAK-un se kontrollohet nga kryeministri Edi Rama.

Ai tha se po zvogëlohen akuzat ndaj Belinda Ballukut dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë, duke pretenduar se dosjet po bllokohen për shkak të ndikimit politik.

FJALA E BERISHËS:

Fatmir Myrto: SPAK-u akuzoi Belinda Ballukun për korrupsion, por edhe pse Edi Rama e bllokoi për arrestimin e saj herën e kaluar, SPAK me akuzë për korrupsion nuk kërkon sërish heqje imuniteti. A po vijon SPAK të jetë i ndikuar nga Edi Rama?

Sali Berisha: Totalisht. I kontrolluar nga Edi Rama. 
Është nga alfa tek omega o i dashur mik, i kontrolluar nga Edi Rama. 

 

Dosjet aty për qeveritarët janë me dhjetëra dhe qindra. Dosje sa të Ballukut janë dosja e Olta Xhaçkës, të Olsi Ramës, të Pirro Vengut, e të dhjetëra e dhjetëra e dhjetëra hajdutëve të tjerë.  Por siç keni parë ju, po shkohet drejt zvogëlimit të akuzave ndaj atyre që janë të arrestuar, dhe bllokimit të akuzave ndaj të tjerëve. 
 

Po provohet ajo që ne kemi thënë me kohë, se SKAP-i është një seksion apo një organizatë, një seksion juridik i Partisë Socialiste apo organizatë e saj. Kjo është e vërteta. Kjo është e vërteta.