Berisha: Drejtësia kontrollohet nga Rama, për mua ngritën akuzë për një drekë, atë nuk e akuzojnë për milionat e dhëna për Kanye West dhe Giro D’Italia
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët se opozita ka bërë dhjetëra kallëzime për skandalet e qeverisë, por sipas tij ato nuk po hetohen.
Ai akuzoi drejtësinë se funksionon nën ndikimin e Edi Ramës dhe përmendi dosjen e Arubës, krimet elektorale dhe përdorimin e fondeve publike për aktivitete si Giro d’Italia dhe koncerti i Kanye West.
FJALA E BERISHËS:
Besnik Rama: Doktor Berisha, vazhdoni ngrini zërin për hallet e njerëzve, bëni kallëzim në SPAK ndaj skandaleve të kësaj qeverie.
Sali Berisha: I dashur Besnik, faleminderit për pyetjen, por të garantoj që janë me dhjetëra e dhjetëra denoncime. Jo një, me dhjetëra Besnik.
Për hir të së vërtetës edhe Ballukun e kemi denoncuar, ndonëse ata pretendojnë që e kanë filluar vetë kryesisht, dhe nuk e përjashtoj këtë mundësi, sepse ne nuk kemi ditur që e kanë filluar, ne kemi bërë detyrën tonë dhe e kemi denoncuar.
Nuk ka një akt, nuk ka një skandal që ne të mos e kemi denoncuar.
Janë me dhjetëra, por ato nuk preken, ato janë turshi. Kjo është një drejtësi e kontrolluar Besnik, e kontrolluar tërësisht nga Edi Rama.
Kjo drejtësi funksionon sipas urdhrave të tij, të shtypë pluralizmin, dhe të mbrojë për fatin më të keq, zinxhirin e pafund të vjedhjeve dhe skandaleve të Edi Ramës.
Të jap një shembull Besnik. Është bërë famoze në botë, dosja e Arubës, besoj se e ke dëgjuar, ku përfaqësues të qeverisë në atë ishull të Karaibeve u takuan me përfaqësuesit e karteleve të drogës dhe kishin marrë me vete biznesmenë shqiptarë ku do të arrihej marrëveshja për ndërtimin e gataçieleve.
Tani çfarë ndodh? Pasi dosjen Aruba, Spanja dhe Belgjika e sollën në Shqipëri, prokuroria e partisë ka publikuar emrat e biznesmenëve dhe emrat e trafikantëve të takuar në Aruba, por nuk ka publikuar emrat e qeveritarëve që ishin aty. Që në fund të fundit, ata përfaqësojnë më të zezën e asaj dosje.
Pse? Se ata janë dëshmi flagrante e narkoshtetit, e shtetit që bashkëpunon me kartelet e drogës dhe që lanë paratë e tyre. Ata prokuroria i mban sekret.
Ndër të tjera, kemi dërguar mbi 43 dosje krimi elektoral, vetëm dy janë shqyrtuar.
se për prokurorinë politike nuk është krim, të paguash 7 milionë euro organizatës private Giro D'Italia ditën e votimit dhe një ditë para votimit?
Besnik, po të jap vetëm një shembull këtu. Ka ndodhur në vitin, në mos gaboj viti 2011 apo 2012, një shqiptare, një e re, Elhaida Dani fiton Voice of Italia. Ishte një arritje shumë prestigjioze për një shqiptare.
Ministri i Kulturës i asaj kohe, asaj dhe maestros së saj Koçante, i dërgon një ftesë, ku do i jepte një dekoratë Presidenti i Republikës të dyve, për nderin që i bënë me sukseset e tyre Shqipërisë.
Ministri i Kulturës i kërkon një biznesmeni t'i sponsorizojë biletat dhe qëndrimin në Tiranë, 4600 euro. 4600 euro. Ky është biznesmeni Fatmir Bektashi.
Fatmir Bektashi e sponsorizon këtë. Dhe meqenëse Sali Berisha u jep një drekë apo një darkë të dyve për t'i nderuar, Fatmir Bektashi dhe Sali Berisha janë akuzuar për korrupsion pasiv, për çka, se unë si kam kërkuar kurrë Fatmir Bektashit të japë 100 darkë për njeri.
Kurse Edi Rama, në shkelje flagrante të nenit 101, 102 të Kushtetutës së Shqipërisë, jep 7 milionë euro Giro D'Italia, organizatës private që të vijnë dhe të bëjnë reklamë për Edi Ramën ditën e votimit dhe një ditë para votimit.
Dhe jep 4.3 milionë euro biletat e munguara këngëtarit Kanye West.
Të gjitha në kundërshtim me Kushtetutën. Por për prokurorinë politike, këto janë normale se ai është lideri i tyre dhe ata i përkasin asaj partie.