Heroi që po çmend Spanjën, Merino: Ndodhi sërish, jam shumë i lumtur
Mikel Merino u shndërrua edhe një herë në heroin e Spanjës, duke vendosur ndeshjen çerekfinale të Botërorit 2026 ndaj Belgjikës me golin e fitores 2-1 në minutat e fundit.
Sulmuesi i Arsenalit, i cili u aktivizua nga stoli, kishte qenë vendimtar edhe në fazën e 1/8-ave, kur shënoi në kohën shtesë golin që i dha Spanjës suksesin 1-0 ndaj Portugalisë.
Këtë herë, Merino hyri në fushë në minutën e 86-të dhe realizoi që në prekjen e tij të dytë të topit. Ai përfitoi nga një top i kthyer nga portieri Lammens, pas një goditjeje nga distanca të Pau Cubarsí, duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i siguruar “La Roja”-s kualifikimin në gjysmëfinale.
Pas ndeshjes, 30-vjeçari nuk e fshehu lumturinë për faktin se historia u përsërit.
“E bëra përsëri dhe më ndodhi sërish, kështu që duket se rastësitë ekzistojnë. Nëse je gati dhe e provon, mund të të ndodhë edhe ty. Jam shumë, shumë i lumtur”, deklaroi Merino me buzëqeshje në fund të takimit.