Courtois largohet me lot nga fusha, portieri belg dëmtohet ndaj Spanjës

Belgjika ka marrë një goditje të rëndë gjatë çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Portieri Thibaut Courtois u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 71-të për shkak të një dëmtimi në zonën e kuadricepsit të këmbës së majtë.

Gardiani belg u shtri në fushë pak para pushimit të shkurtër për hidratim dhe mori ndihmën e stafit mjekësor. Megjithatë, pas ndërprerjes së lojës, ai nuk ishte më në gjendje të vazhdonte dhe kërkoi zëvendësimin.

Në vend të Courtois u aktivizua Senne Lammens, portieri i Manchester United, i lindur në vitin 2002, i cili regjistroi paraqitjen e tretë me kombëtaren belge.

Momenti i largimit të Courtois ishte tepër emocional. Portieri u drejtua drejt pankinës me lot në sy, i zhgënjyer nga dëmtimi në një ndeshje kaq të rëndësishme. Atje ai u përqafua nga shokët e skuadrës dhe u ngushëllua edhe nga trajneri Rudi Garcia.

Mbetet për t'u parë shkalla e dëmtimit të portierit 34-vjeçar dhe nëse ai do të jetë i gatshëm për sfidat e ardhshme me Belgjikën.