Protestuesit ndalojnë pranë rrugës së Ambasadave, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Marshimi i qytetarëve në ditën e 41-të të protestës kundër qeverisë u ndal për disa minuta pranë Rrugës së Ambasadave, ku u përcollën mesazhe të drejtpërdrejta lidhur me denoncimin e rasteve të presionit dhe kërcënimeve ndaj qytetarëve.

Gjatë ndalesës, protestuesit u bënë thirrje qytetarëve që pretendojnë se janë përballur me kërcënime apo forma presioni të mos heshtin, por t'i denoncojnë ato pranë përfaqësive diplomatike dhe institucioneve përkatëse.

Sipas organizatorëve, çdo qytetar që i janë cenuar të drejtat ose është intimiduar për bindjet e tij politike duhet t'i drejtohet ambasadave dhe të paraqesë pretendimet e tij, në mënyrë që ato të dokumentohen dhe të trajtohen nga institucionet kompetente.

Ndalesa pranë Rrugës së Ambasadave ishte një nga momentet kryesore të marshimit të protestuesve, të cilët përsëritën kërkesën për largimin e qeverisë he vijimin e protestave.