VIDEO-‘Rama jepe dorëheqjen’/ Qytetarët nisin marshimin nëpër Tiranë
Pas përfundimit të fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta e 41-të radhazi qytetare ka vijuar marshimin në rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit kanë përsëritur thirrjet kundër qeverisë.
Me pankarta në duar dhe slogane politike, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shprehur pakënaqësinë për situatën në vend dhe mënyrën e qeverisjes.
Gjatë marshimit janë shfaqur pankarta me mesazhe që lidhen me problematikat e vendit, ndërkohë, të rinjtë kanë dominuar protestën me thirrjet: ‘Rama, jep dorëheqjen!’