Protestuesi: Dorëheqja e Ramës i hap rrugë realizimit të gjithë kërkesave të protestës
Rinia shqiptare ka marrë në dorë frenat e protestave të përnatshme kundër Edi Ramës. Gjatë marshimeve të fundit, qytetarët e mbledhur kanë shprehur revoltën e tyre të thellë ndaj politikave aktuale, të cilat sipas tyre po detyrojnë të afërmit të emigrojnë dhe po synojnë zhdukjen e identitetit kombëtar.
Në një fjalim të mbajtur para një turme entuziaste, një nga përfaqësuesit e të rinjve deklaroi se qeveria ka gabuar rëndë duke nënvlerësuar shpirtin e këtij populli. Kjo revoltë po udhëhiqet nga e ashtuquajtura gjenerata Z, e cila është ngritur në këmbë për të kërkuar një Shqipëri me prosperitet dhe për t'i dhënë fund eksodit të shqiptarëve. Thirrjet në shesh kanë qenë të qarta dhe të prera. Sipas protestuesit, hapi i vetëm që zhbllokon proceset politike dhe plotëson kërkesat e tyre është largimi i menjëhershëm i Kryeministrit Edi Rama.
Protestuesi: Qeverisje qe na e ka vështirësuar jetën, duke i çuar në emigracion të afërmit tanë, do na zhduknin identitetin dhe do na e vrisnin shpirtin. Por harruan se shpirti i këtij populli e pason gjenerata Z! E përfaqësuar nga rinia shqiptare, e cila është çuar në këmbë, për ta bërë Shqipërinë një vend me prosperitet!
…duhet të na dëgjojnë mirë, duhet t'ju dëgjojnë mirë, sepse dorëheqja e Ramës i hap rrugë të gjitha proceseve! I hap rrugë të gjitha kërkesave tona! Rama jep dorëheqjen!