Belgjikë-Spanjë, formacionet zyrtare: De Bruyne dhe Doku titullarë, Fabian në mesfushën e ‘La Roja-s’
Spanja dhe Belgjika do të përballen sonte, në orën 21:00, në stadiumin "Los Angeles Stadium" për çerekfinalen e dytë të Kupës së Botës 2026. Dy kombëtaret synojnë një vend në gjysmëfinale, ku fituesi do të përballet me Francën.
Për Spanjën kjo do të jetë përballja e tretë radhazi me eliminim direkt ndaj një kombëtareje evropiane në këtë Botëror. "La Roja" ka kaluar më herët Austrinë dhe Portugalinë gjatë rrugëtimit të saj në turne.
Belgjika, e drejtuar nga trajneri Rudi Garcia, vjen me shumë besim pas fitores bindëse 4-1 ndaj Shteteve të Bashkuara në fazën e 1/8-ave. Megjithatë, belgët patën kaluar një moment të vështirë më herët, duke rrezikuar eliminimin ndaj Senegalit në fazën e 1/16-ave, përpara se të siguronin kualifikimin. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri anglez Michael Oliver.
Trajneri belg Rudi Garcia ka vendosur t'i besojë nga minuta e parë yjeve Kevin De Bruyne dhe Jérémy Doku, ndërsa Spanja do të kërkojë kontrollin e lojës përmes mesfushës së saj me Rodri dhe Fabián Ruiz.
Formacionet zyrtare:
Spanjë (4-2-3-1): Unai Simón; Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián; Lamine Yamal, Dani Olmo, Álex Baena; Oyarzabal.
Belgjikë (4-3-3): Courtois; Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper; De Bruyne, Tielemans, Raskin; Doku, Trossard, De Ketelaere.