‘Kryeministër klloun’, Demiraj: Rama mori atë që meritonte në samitin e NATO-s, po përballet me presion ndërkombëtar
Në një lidhje Skype nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i ftuar ne Syri Tv, Kolonel Demiraj, ekspert për çështjet e ekonomisë, deklaroi se kryeministri në largim Edi Rama ka marrë “atë që meritonte” në samitin e NATO-s në Ankara.
Demiraj u shpreh se mungesa e një vendimmarrjeje për zhvillimin e samitit të ardhshëm të Aleancës në Shqipëri është një goditje për qeverinë shqiptare, ndërsa e akuzoi Ramën se ka keqpërdorur marrëdhëniet ndërkombëtare për interesa personale.
Ai theksoi se sjellja e kryeministrit në skenën ndërkombëtare ka krijuar dëme për vendin, duke përmendur veçanërisht marrëdhëniet me administratën amerikane dhe çështjen e investimit në Sazan.
Gjithashtu Demiraj foli edhe për zhvillimet në Kongresin amerikan, duke përmendur amendamentin e paraqitur nga kongresmeni Joe Wilson, i cili kërkon një raport mbi trafikun ndërkombëtar, rolin e institucioneve shqiptare dhe pretendimet për përfshirje apo lehtësim nga zyrtarë të lartë të qeverisë.
“Është i rrethuar nga të gjitha palët”, tha Demiraj, duke shtuar se Rama po përballet me presion.
Fjala e tij:
Kryeministri tashmë në largim, kryeministri tashmë në largim, i cili gënjeu shqiptarët që do të zhvillohet samiti i NATO-s në Shqipëri. Është e tmerrshme dhe e turpshme për Shqipërinë që ka një kryeministër klloun, i cili mori atë që meritoi në samitin e Ankarasë.
Besoj që është shumë e rëndësishme të lexoni dhe kuptoni, përmes sjelljes dhe mënyrës se si operon kryeministri i përkohshëm Rama, kryeministri në largim Rama. Ajo miqësi në thonjëza dhe disa gjëra të tjera që nuk kam pse t’i them unë këtu, sepse nuk është rasti, ai po bën të gjitha investimet e mundshme. Së pari, tentoi të tërhiqte vëmendjen e presidentit Trump nëpërmjet atletëve, si klloun, në të gjitha aktivitetet. Ju e keni parë që ai është si puna e atyre humoristëve të “Portokallisë”, përtej respektit, pra nuk e kam në aspekt... ata janë humoristë, paguhen për atë punë dhe i respektojmë, mos të keqkuptohemi. Ky është një kryeministër klloun, me të cilin të gjithë kryeministrat në çdo takim ndërkombëtar tallen me të.
Së dyti, për t’i dhënë përgjigje, sepse ka shumë rëndësi kjo pjesa e dytë. Në të gjitha rastet, samitet e NATO-s përmbyllen me deklaratën përfundimtare, deklaratën zyrtare, në të cilën përcaktohet vendi dhe koha ku do të zhvillohet samiti. E gjithë kjo paqartësi dhe arsyeja që Shqipërisë i jepet... i është hequr viza, është rezultat i një dëmi të jashtëzakonshëm global që i ka bërë presidentit Trump, për të cilin unë në të gjitha rastet që kam qenë tek televizioni juaj, ju kam thënë: ai do ta paguajë çmimin, në thonjëza, sepse i ka bërë një dëm të jashtëzakonshëm Trumpit, duke e mashtruar për mënyrën se si, për statusin e Sazanit, duke keqpërdorur emrin e familjes së tij.
Së treti. Këtu, në këtë televizion, ju kam thënë në janar dhe në shkurt që jemi duke intensifikuar punën për një hetim, dhe është pikërisht kongresmeni Joe Wilson, i cili javën e kaluar paraqiti më në fund amendamentin në Kongres, duke i kërkuar Sekretarit të Shtetit dhe zyrës së Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, brenda 180 ditëve, të ofrojnë një raport të klasifikuar mbi shkallën e trafikut ndërkombëtar në lidhje me Shqipërinë, rolin e kryeministrit dhe qeverisë shqiptare në lehtësimin, mundësimin dhe fasilitimin e tyre.
Dhe tashmë ai është i tmerruar, për shkak se, në shtesë të shumë informacioneve që diaspora shqiptaro-amerikane ka dhënë, por edhe të librit të veçantë që ka depozituar opozita për ndërhyrjet dhe përfshirjen e Ramës në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit, por edhe përgjimet në Sky dhe EncroChat, të cilat e tmerrojnë, është i rrethuar nga të gjitha palët.
Sapo lidhet me Greqinë i del Turqia, sapo lidhet me Izraelin i del Amerika, sapo përpiqet me familjen e Trumpit i del Bashkimi Europian, sapo gënjen Ivankën dhe Kushnerin e bën lajm dhe diskrediton Trumpin... sapo përpiqet që, në thonjëza, të gënjejë opinionin publik se këto janë protesta kundër Trumpit dhe anti-amerikane... në fakt protestat kanë vetëm një kërkesë: largimin e kryeministrit më të korruptuar të 30 viteve të fundit, dhe kërkesa kryesore është largimi i kësaj qeverie anti-shqiptare.