'Rama ik'/ Qytetarët e Korçës sërish në shesh, kërkojnë largimin e qeverisë

Qytetarët e Korçës janë ngritur sërish në protestë sot kundër qeverisë së Edi Ramës. Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin e qytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit dhe të qeverisjes së korruptuar.

Me pankarta në duar dhe thirrje kundër mazhorancës, protestuesit kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj situatës politike në vend, duke kërkuar ndryshim dhe një qeverisje të re.

Protestat kundër qeverisë kanë vijuar prej ditësh në qytete të ndryshme të vendit, ndërsa qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë Shqipërisë janë bërë pjesë e tubimeve kundër kryeministrit Edi Rama.

Prej 41 ditësh, në kryeqytet vijojnë protestat qytetare, ku mijëra qytetarë janë mbledhur me pankarta dhe mesazhe të forta politike, duke kërkuar largimin e qeverisë.

Protestuesit shprehen se do të vijojnë aksionin e tyre qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre, ndërsa tubimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.