Flakët pushtojnë kodrat e Kallmit në Durrës, dyshohet për zjarr të qëllimshëm
Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e Kallmit në Durrës, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje me shkurre dhe bimësi. Dyshimet paraprake janë se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, me synim hapjen e kullotave të reja.
Situata është përkeqësuar edhe nga era e fortë, e cila ka favorizuar përhapjen e shpejtë të flakëve në zonën e prekur.
LEXO EDHE: VIDEO/ Zjarr një objekt në Durrës, shoqërohet një person. Banori: Është i qëllimshëm
Për neutralizimin e zjarrit kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, por operacioni është vështirësuar për shkak të terrenit të thyer dhe malor të zonës.
Ekipet zjarrfikëse vijojnë punën për izolimin e vatrës së zjarrit dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.