VIDEO SYRI TV/ Gjegjan, banorët në protestë për dëmtimin e rrugës: Nuk mirëmbahet nga shteti
Për dëmtimin e rrugës nga kamionët e tonazhit të rëndë kanë protestuar edhe banorët e fshatit Gjegjan në Kukës. sipas banorëve, rruga po dëmtohet nga kamionë që transportojnë Krom, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente për rikonstruskionin e saj, e cila rezulton gjithashtu se as nuk mirëmbahet.
Nga SYRI TV
Një grup banorësh të fshatit Gjegjan, në bashkinë Kukës, kanë protestuar kundër dëmtimit të rrugës Gjegjan-Pobreg, me gjatësi mbi 3 kilometra, si edhe të rrugëve të tjera të fshatit, që sipas tyre po shkatërrohen nga qarkullimi i kamionëve të tonazhit të rëndë.
Ata akuzojnë kompaninë që shfrytëzon dhe transporton mineralin e bakrit në zonë se zhvillon aktivitetin pa respektuar kriteret dhe pa marrë masa për mirëmbajtjen e infrastrukturës.
Protestuesit deklaruan se nuk do të lejojnë vijimin e aktivitetit të kompanisë nëse ajo nuk përmbush katër kërkesat e tyre, të cilat, sipas banorëve, i janë bërë të njohura më herët përfaqësuesve të firmës.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të verifikuar situatën dhe për të detyruar kompaninë të marrë masa konkrete për riparimin e dëmeve dhe zhvillimin e aktivitetit në përputhje me ligjin.