VIDEO/ Balliu: Kongresmenët duan hetim për lidhjet me krimin, Hitaj merret me komentet negative

Deputeti i Partisë Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e fundit të Policisë së Shtetit për hetim ndaj komenteve ‘reviews’ negative për bizneset.

Në një status në rrjetet sociale, Balliu shprehet se ndërkohë që SKY ECC nxjerr në dritë lidhjet e qeverisë me krimin dhe kongresmenë amerikanë kërkojnë hetimin e këtyre lidhjeve, zari i Ballukut, Skënder Hitaj, merret me komentet në Facebook.

Reagimi i Klevis Balliut:

Ndërkohë që SKY ECC nxjerr në dritë lidhjet e qeverisë me krimin dhe kongresmenë amerikanë kërkojnë hetimin e këtyre lidhjeve, zari i Ballukut, Skënder Hitaj, merret me komentet në Facebook.

Problemi i Shqipërisë nuk janë komentet në rrjetet sociale. Problemi janë korrupsioni dhe lidhjet e qeverisë me krimin.

Shqipërisë i duhet një qeveri normale, ku policia të luftojë krimin, jo komentet në internet.