KLGJ rrëzon dëshirën e motrës së Ballukut për tu bërë gjyqtare në Apel/ Rrëzohen dhe 9 kërkesa të tjera

Është rrëzuar kërkesa e 10 anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit KPK, për të hyrë në sistemin e Drejtësisë si Gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm në Tiranë.

Vendimi është marë

Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili rrëzoi në bllok të gjitha kërkesat, duke i cilësuara si të pabazuara në ligj.

Pamela Qirko, e njohur në publik edhe si motra e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, ishte pjesë e listës prej 10 juristësh të institucioneve të vetingut që kishin aplikuar për t’u futur në sistemin e gjykatave të Apelit pas përfundimit të mandatit të tyre kushtetues.

Ndër të tjera në njoftimin për shtyp thuhet se KLGJ vendosi rrëzimin e kërkesave, për caktimin në pozicionin gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për:

znj. Suela Zhegu;

znj. Firdes Shuli;

znj. Alma Faskaj;

znj. Brunilda Bekteshi;

znj. Pamela Qirko;

z. Olsi Komici;

znj. Valbona Sanxhaktari;

znj. Xhensila Pine;

znj. Etleda Çiftja;

z. Roland Ilia.

Pritet që pas këtij vendimi 10 ish-anëtarët e KPK ti drejtohen me një ankim Gjykatës Administrative, duke kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe emërimin gjyqtarë.