Hetimi i ‘review-ve’/ Brahaj për Policinë: Ku ishte Hitaj kur Luca promovonte punën e të miturve?
Drejtoresha ekzekutive e Open Data Albania, Aranita Brahaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ndaj deklaratave të fundit të Policisë së Shtetit për ndjekjen penale të personave që protestojnë virtualisht ndaj bizneseve.
Brahaj ngre pikëpyetje mbi standardin e zbatimit të ligjit dhe kërkon reagim institucional ndaj rasteve të dyshuara të shkeljeve të të drejtave të punës.
Në postimin e saj, Brahaj përmend rastin e biznesmenit Luca dhe deklaratat e tij lidhur me punësimin e të miturve, duke kërkuar hetim nga Policia, ndërhyrje nga Inspektorati i Punës dhe verifikim të statusit të investimeve strategjike.
Postimi i plotë:
Ku ishte Drejtori Hitaj qe ben ndjekje penale per ata qe protestojne virtualisht kunder bizneseve te "favorizuara" kur Biznesmeni Luca deshmonte dhe promovonte Punen dhe Shqfrytezimin e te miturve. Ne deklarata te tilla policía duhet te hetoje dhe beje ndjekje penale, Inspektoriati i Punes duhet te mbylle kantieret dhe Komitetit i investimeve strategjike duhet te bllokoje Qirate 1 euro se kusht i tyre ( i statuseve per Luca Investitor Strategjik) ishte punesimi i rregullt jo shfrytezimi i te miturve ne pune.
Polici e Inkriminuar ???