Shpopullimi/ Hoxha: Emigrimi po zbraz vendin, vendet e punës po zëvendësohen me punëtorë nga Azia
Emigrimi masiv, plakja e popullsisë dhe mungesa e fuqisë punëtore po kthehen në një kërcënim serioz për zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë.
Kështu u shpreh Edison Hoxha, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat në Punë, gjatë intervistës në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV me moderatoren Greta Togani.
Sipas Hoxhës, largimi i vazhdueshëm i shqiptarëve, përfshirë edhe punonjës të kualifikuar, po krijon boshllëqe që në të ardhmen do të mbushen nga punëtorë të ardhur nga vende të treta.
Ai kërkoi gjithashtu që shteti të ndjekë modelin e Greqisë dhe Kroacisë, duke mbështetur financiarisht punonjësit sezonalë gjatë periudhës jashtë sezonit për të garantuar qëndrueshmëri në tregun e punës.
Edison Hoxha: Por do, do të intensifikohet edhe shumë më tepër. Dhe kjo është një pasojë e drejtpërdrejtë që lidhet me të gjitha aspektet e tjera, me zvogëlimin e... e... le të themi të punonjësve që, e tregut të punës, e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, dhe me të gjitha ato aspektet e tjera negative që sjell ky fenomen dhe që i ka sjellë për vendet e tjera. Një aspekt tjetër është plakja e fuqisë punëtore, plakja e popullsisë, sepse me plakjen e popullsisë dhe fuqia punëtore që në qoftë se ajo nuk zëvendësohet, do të duhet të krijohet një problematikë tjetër, që ne nga një vend që kishim popullsinë, le të themi fuqinë punëtore më të re, ndërkohë aktualisht po shkojmë ndër vendet më, me fuqi punëtore më të plakur. Dhe kjo po vazhdon të thellohet nga viti në vit. Dhe këto janë fenomene të cilat në qoftë se ndodhin, janë fenomene më negative për një shoqëri, në të gjitha aspektet e saj, lidhet me të gjitha komponentët më negativ që mund të ketë një shoqëri në qoftë se goditet nga këto dy fenomene. Pra, sidomos nga emigrimi, që ne krahasimisht edhe me vendet e rajonit, ne e kemi shumë më të lartë emigrimin.
Kemi një emigrim jo vetëm të punonjësve të pakualifikuar, por vitet e fundit siç edhe është konstatuar, kemi një emigrim edhe të punonjësve që kanë një lloj kualifikimi, kanë një lloj standardi jetese në Shqipëri, dhe ndërkohë në momentin më të parë që ju krijohet mundësia ata largohen dhe... dhe edhe në kushte të punësimit, në kushte edhe më të vështira në vendet e tjera ku shkojnë dhe po të emigruar. Dhe ky është një fenomen që do të duhet patjetër ta adresojmë, dhe nëse ne nuk e adresojmë këtë fenomen, atëherë do të kemi problematika shumë të mëdha me le të themi... deri tek heterogjeniteti i popullsisë sonë, sepse këto vende boshe që lihen këtu duam apo s'duam ne do në një moment të dytë apo në vazhdim do plotësohen nga punonjës që do vijnë nga vende të treta, dhe kryesisht janë vende që janë jashtë... le të themi si India, Pakistani, Bangladeshi, Filipinet e të tjerë. Dhe që kjo nuk do t'i shërbente zhvillimit të qëndrueshëm të... të shoqëror, ekonomik shoqëror të vendit tonë. Por ajo çfarë doja të theksoja tjetër është në lidhje me një element që u përmend këtu, që është punonjësit sezonal.
Në qoftë se ne duam që këta punonjës sezonal t'i mbajmë në vazhdimësi dhe këta të punësohen në mënyrë të qëndrueshme, në mënyrë të vazhdueshme çdo vit, do të duhet që ta bëjmë siç e ka bërë Greqia dhe siç e ka bërë Kroacia. Nuk ka, ne nuk shpikim rrotën. Ne duhet të ecim në drejtimin që punonjësi sezonal për periudhën jashtë sezonit do të duhet të mbulohet me një pagesë nga shteti. Do të duhet të ketë një pagesë, qoftë edhe një pagë minimale apo një mbështetje financiare për periudhën jashtë sezonit. Ndryshe ne nuk do krijojmë asnjëherë qëndrueshmëri. Nuk ka krijuar as Greqia, as Kroacia që e kanë shumë të zhvilluar, le të themi turizmin. Nuk kanë krijuar qëndrueshmëri thjesht sepse i kanë paguar këta punonjës me paga më të larta gjatë 3, 4 apo 5 muajve. Sepse edhe sikur t'i paguash me dyfishin e tregut të punës punonjësit sezonal në Shqipëri, përsëri ata do të largohen sepse nuk mund të paguhen 4 muaj, 5 muaj apo 6 muaj me një pagë maksimale dhe pastaj të ngelen jashtë tregut të punës dhe të ngelen pa punë për 6 muajt e tjerë. Pra, sugjerimi im është ky: nuk ka rrugë tjetër. Do të duhet të bëhet kjo që e ka bërë Greqia dhe Kroacia, apo dhe vende të tjera, që jashtë sezonit, punonjësit sezonalë të mbështeten financiarisht me një pagë minimale.