Zyrtarët rusë: Sulme me dronë ukrainasë, zjarre në disa vende në juglindje të vendit
Një zjarr shpërtheu në rafinerinë e naftës Ilysky në Rusinë jugperëndimore pas një sulmi me dron dhe autoritetet evakuuan zonën e prekur nga sulmi, njoftuan zyrtarët këtë mëngjes.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka pasur të lënduar në rafinerinë në rajonin e Krasnodarit, raporton Reuters.Zjarre shpërthyen gjithashtu në rajonin e Rostovit, në dy depo karburanti, si dhe në portin e Taganrogut, njoftoi guvernatori lokal Yuriy Slyusar në Telegram.
Kryetarja e bashkisë së Taganrogut, Svetlana Kambulova, njoftoi se autoritetet evakuuan njerëzit nga shtëpitë e tyre në zonat e prekura dhe se shtëpia ishte dëmtuar dhe çatia e ndërtesës administrative u përfshi nga flakët.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja ajrore rrëzoi 376 dronë ukrainas gjatë natës.
Ukraina ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike dhe infrastrukturës tjetër ruse në muajt e fundit, duke çuar në mungesa të karburantit në të gjithë Rusinë.