Renditja e golashënuesve në Botërorin 2026, Mbappé kap Messin në krye
Golat vazhdojnë të jenë të shumtë në Kupën e Botës 2026 dhe gara për Këpucën e Artë po bëhet gjithnjë e më emocionuese. Me nisjen e fazës çerekfinale, Lionel Messi dhe Kylian Mbappé ndajnë kreun e listës së golashënuesve me nga 8 gola.
‘Ylli’ francez barazoi shifrat me kapitenin e Argjentinës pas golit të realizuar ndaj Marokut, duke u ngjitur në krye të klasifikimit. Pas tyre renditet sulmuesi norvegjez Erling Haaland me 7 gola, ndërsa në vendin e tretë ndodhet Harry Kane me 6 realizime.
Në garën për golashënuesin më të mirë të Botërorit mbetet edhe Ousmane Dembélé, i cili me golin ndaj Marokut ka shkuar në kuotën e 5 golave.
Klasifikimi premton një duel të fortë deri në fund të turneut, me Messin dhe Mbappé-në që tashmë luftojnë jo vetëm për suksesin me kombëtaret e tyre, por edhe për një tjetër trofe individual.
Renditja e golashënuesve më të mirë në Botërorin 2026:
8 gola: Lionel Messi (Argjentinë), Kylian Mbappé (Francë)
7 gola: Erling Haaland (Norvegji)
6 gola: Harry Kane (Angli)
5 gola: Ousmane Dembélé (Francë)