EMRI/ Plumba në Laç, një i vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç.

Të shtëna me armë në qytetin e Laçit, një 40-vjeçar mbetet i vrarë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Laçit. Si pasojë e ngjarjes ka humbur jetën shtetasi Ilir Lika, rreth 40 vjeç.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e shkakut të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kurbin/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N,  rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t'i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.