VIDEO/ Franca në gjysmëfinale të Botërorit, 'Blutë' mposhtin Marokun dhe vazhdojnë marshimin perfekt
Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026. Kampionët në fuqi të botës mposhtën Marokun me rezultatin 2-0, duke vijuar ecurinë perfekte në këtë turne.
Golat
Franca ka pasur mundësinë ideale për të kaluar në avantazh ndaj Marokut, por Kylian Mbappé nuk ka arritur të mposhtë portierin Yassine Bono nga pika e bardhë e penalltisë.
Në minutën e 25-të, arbitri Facundo Tello akordoi penallti për Francën pas një ndërhyrjeje të gabuar të Noussair Mazraoui ndaj yllit të Realit. Fillimisht pati dyshime për vendimin, por pas konsultimit me sistemin VAR, gjyqtari konfirmoi vendimin e tij.
Nga pika e bardhë u paraqit ai që e fitoi penalltinë, Kylian Mbappé, i cili tentoi ta dërgonte topin në këndin e poshtëm të djathtë, por portieri i Marokut, Yassine Bono, lexoi saktë goditjen dhe me një ndërhyrje të shkëlqyer e mbajti portën të paprekur.
Alternate angles of penalty given on Mbappe
by
u/Gato_Puro in
soccer
Francës i ishte afruar golit edhe më herët. Në minutën e 4-t, një krosim perfekt në zonë gjeti Dayot Upamecanon, i cili goditi me kokë drejt këndit të poshtëm të majtë, por Bono reagoi në mënyrë spektakolare duke shpëtuar skuadrën e tij.
Franca ka kaluar në avantazh ndaj Marokut në çerekfinalen e Botërorit, falë një goli të Kylian Mbappé.
Në minutën e 60-të, sulmuesi francez goditi diagonal dhe dërgoi topin në cepin e djathtë të portës, duke mposhtur portierin Bono, 1-0.
France [1] - 0 Morocco - Kylian Mbappe 60'
by u/suzukigun4life in soccer ">Goli i Mbappe-së.
Franca ka gjetur edhe golin e dytë ndaj Marokut, duke çuar rezultatin në 2-0 në minutën e 66-të.
Kylian Mbappé ishte protagonist edhe në këtë aksion, teksa shërbeu për Ousmane Dembélé në hyrje të zonës. Sulmuesi francez nuk e goditi pastër topin, por tentativa e tij mori një trajektore të papritur dhe përfundoi në këndin e poshtëm të djathtë të portës, 2-0.