Protesta e 40-të radhazi/ Mijëra qytetarë nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës: Rama jepe dorëheqjen

Pas protestës së 40-të radhazi përpara Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë nisur marshimin nëpër rrugët kryesore të Tiranës.

Me pankarta dhe thirrje për ndryshim, qytetarët vijojnë të shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë.

Marshimi është pjesë e protestës së përditshme që prej 40 ditësh, ku qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej” dhe më pas drejtohen drejt Kryeministrisë dhe më pas vijojnë marshimi nëpër rrugët e Tiranës.

Protestuesit deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin e tyre deri në realizimin e kërkesës për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.