‘Gjykatat jashtë funksionit’, Korça sërisht në shesh, proteston kundër qeverisë Rama
Prej 40 ditësh, qytetarët në mbarë vendin, por edhe në diasporë, vijojnë protestat e tyre kundër qeverisë Rama. Edhe sot, Korça iu bashkua protestave në sheshet e saj, ku qytetarët kërkuan largimin e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit u shprehën se qytetarët nuk po gjejnë drejtësi as kur u drejtohen institucioneve gjyqësore, duke akuzuar se sistemi i drejtësisë është ndikuar nga korrupsioni dhe se nuk po funksionon në interes të qytetarëve.
Ata kërkuan ndryshim politik dhe garantimin e një shteti ku ligji të zbatohet njësoj për të gjithë.