Quansah dënohet me dy ndeshje pezullim pas kartonit të kuq ndaj Meksikës
Jarell Quansah është dënuar me dy ndeshje pezullim nga FIFA pas kartonit të kuq direkt që mori në fitoren e Anglisë ndaj Meksikës në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës 2026.
Mbrojtësi i Bayer Leverkusenit do të mungojë në çerekfinalen e Botërorit ndaj Norvegjisë, si dhe në një ndeshje të mundshme gjysmëfinale, nëse Anglia arrin të kualifikohet më tej.
Federata Angleze e Futbollit kishte menduar të apelonte pezullimin automatik, duke u bazuar edhe në precedentët e mëparshëm, si rasti i Folarin Balogun, të cilit iu anulua një dënim i ngjashëm. Megjithatë, për Quansah FIFA vendosi një masë më të rëndë disiplinore.
Ky vendim i ka shtuar problemet trajnerit të Anglisë, Thomas Tuchel, veçanërisht në krahun e djathtë të mbrojtjes. Tekniku gjerman tashmë është përballur me dëmtimet e Tino Livramentos dhe Reece James në fillim të turneut.
Mungesa e Quansah në ndeshjet vendimtare të Botërorit përbën një shqetësim të madh për Anglinë, e cila synon të vazhdojë rrugëtimin drejt trofeut të dytë botëror në historinë e saj.