Historike/ 40 ditë protestë, mijëra qytetarët rikthehen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen
Për të 40-ën ditë radhazi, mijëra qytetarë pritet të mblidhen sot para Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar protestën maratonë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e qeverisë teknike për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.
Protesta, e cilësuar tashmë si një nga lëvizjet më të gjata qytetare të dekadave të fundit, ka bashkuar qytetarë nga Tirana, rrethet dhe diaspora, të cilët çdo mbrëmje kanë ngritur zërin kundër korrupsionit, kapjes së shtetit dhe varfërisë në rritje.
Organizatorët bëjnë me dije se tubimi i sotëm do të vijojë me të njëjtin mesazh: largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe rikthimin e llogaridhënies politike, duke paralajmëruar se protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave të tyre.