'Atletet nuk janë problemi'/ Boçi: Rama shkoi për t’u bërë viral, jo për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër ndaj paraqitjes së kryeministrit Edi Rama me atlete të bardha në Samitin e NATO-s në Ankara.

Në postimin e tij në Facebook, Boçi thekson se Rama synoi të tërhiqte vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, duke e kthyer një aktivitet të rëndësishëm diplomatik në një shfaqje personale.

Postimi i plotë:

Atletet nuk janë problemi.

Njeriu mund të shkojë edhe zbathur nëse mbron me dinjitet interesat e vendit e qytetarëve të tij.

Por kur e gjithë filozofia politike e një Kryeministri reduktohet te fotografia, te pozimi, te virali i ditës, atëherë kupton se përmbajtja është arratisur prej kohësh dhe në skenë ka mbetur vetëm kostumi i kallamit.

Ose, në këtë rast, atletja.

Tallja që iu përplas në fytyrë ishte e merituar.

Ky ishte falimentimi politik i një kllouni të shpëlarë!