Nga lojtar pa kontratë te ofertat milionëshe

Historia e Vozinhas është një shembull i jashtëzakonshëm i mënyrës sesi një turne i madh mund të ndryshojë një karrierë. Gjatë zhvillimit të Botërorit, ai mbeti lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me klubin portugez Chaves.

Tashmë, shumë klube në mbarë botën e kanë në listën e tyre, pasi transferimi i tij do të ishte pa kosto. Një nga skuadrat e interesuara është edhe Inter Miami, klub i Lionel Messit dhe David Beckhamit në Major League Soccer.

Vetëm dy muaj më parë, Vozinha ishte një portier me një karrierë të respektueshme, por pa shumë vëmendje ndërkombëtare. Sot ai është një nga emrat më të përfolur të futbollit botëror dhe një nga historitë më të bukura të Kupës së Botës 2026.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/09/auto_Screenshot_2026-07-09_1735251783611386.png", "width": 900, "height": 771 } }

Fenomeni Vozinha nuk ndalet: portieri i Kepit të Gjelbër bëhet më i ndjekuri në botë dhe merr oferta të mëdha

Kupa e Botës mund të ndryshojë jetën e një futbollisti brenda pak ditësh. Këtë e ka përjetuar Josimar José Évora Dias, i njohur më mirë si Vozinha, portieri i kombëtares së Kepit të Gjelbër, i cili nga një emër pothuajse i panjohur është kthyer në një fenomen global.

‘Gardiani’ titullar i Kepit të Gjelbër ishte një nga protagonistët kryesorë të paraqitjes surprizuese të skuadrës së tij në Botërorin 2026. Kombëtarja afrikane barazoi të tria ndeshjet e fazës së grupeve ndaj Spanjës, Arabisë Saudite dhe Uruguait, duke siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ndërsa pritjet e Vozinhas tërhoqën vëmendjen e të gjithë botës.

Pas këtij turneu, jeta e portierit 40-vjeçar ka ndryshuar plotësisht. Përveç interesimit të klubeve të ndryshme, Vozinha është kthyer në një idhull në rrjetet sociale, ku numri i ndjekësve të tij ka shpërthyer.

Sipas të dhënave të fundit, Vozinha është tashmë portieri me më shumë ndjekës në Instagram, me 28.3 milionë ndjekës. Ai ka kaluar emra të mëdhenj të futbollit si Thibaut Courtois (18.1 milionë), Manuel Neuer (15 milionë) apo kampionin e botës në vitin 2010, Iker Casillas (20.4 milionë).

Madje, shifrat e tij janë më të larta edhe se disa ‘yje’ të mëdhenj të futbollit botëror, si Pedri me 22.9 milionë ndjekës apo Harry Kane me 19.1 milionë. Çdo postim i Vozinhas, përfshirë edhe mesazhin e lamtumirës pas Botërorit, është kthyer në një fenomen viral.

View this post on Instagram

A post shared by Josimar Dias (@vozinha1)