A janë të mira ëmbëlsirat me vitamina të shtuara?

Proteina ose kafeinë shtesë; arinjtë prej gome të pasuruar me magnez, kalcium, vitaminë D ose kolagjen, gjithnjë e më shumë dyqane po shesin ëmbëlsira funksionale, siç njihen ato.

Këto karamele, ëmbëlsira xhelatinoze dhe çokollata, të pasuruara me përbërës që promovojnë shëndetin, si vitamina, kolagjen, adaptogjenë ose probiotikë, shpesh duken të shijshme.

Të krijuara si një urë lidhëse mes ushqyerjes dhe kënaqësisë, prodhuesit premtojnë një alternativë më të shijshme dhe më të pranueshme ndaj pilulave tradicionale.

Por, a i ofrojnë vërtet përfitimet shtesë shëndetësore që reklamohen? A janë vërtet të mira për ju ëmbëlsirat që pretendojnë se kanë përfitime shtesë për shëndetin? Ne pyetëm nutricionisten Birgit Jähnig nga Qendra Federale për Ushqyerjen (BZfE) në Gjermani.

Përgjigjja e saj ishte një “jo” kthjellues.

Ëmbëlsirat funksionale nuk ofrojnë ndonjë vlerë të vërtetë të shtuar për shëndetin, thotë ajo. “Edhe nëse përmbajnë vitamina, minerale, fibra ose proteina shtesë, ato shpesh kanë një profil ushqyes të pabalancuar dhe zakonisht një përmbajtje të lartë yndyre ose sheqeri.” Ndonjëherë edhe të dyja.

Njerëzit që ndjekin një regjim ushqimor të balancuar në tërësi, zakonisht marrin mjaftueshëm lëndë ushqyese dhe nuk kanë nevojë për përbërësit shtesë që gjenden në ëmbëlsira, thotë Jähnig.

Ëmbëlsirat funksionale mbeten gjithsesi vetëm ëmbëlsira, shton ajo. Ato nuk kontribuojnë në një ushqyerje të shëndetshme./DPA News