EMRAT/ Drejtorë e zyrtarë të hipotekës, kush janë 12 të ndaluarit në Durrës

Një operacion i Prokurorisë së Durrësit ka goditur një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave shtetërore, duke çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit ndaj ish-zyrtarëve të Hipotekës së Durrësit dhe përfituesve të dyshuar të pronave.

Sipas burimeve, me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata ka lëshuar 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (Hipotekës) dhe persona që dyshohet se kanë përfituar prona në mënyrë të paligjshme.

Personat ndaj të cilëve janë caktuar masat e sigurimit janë:

Ish-zyrtarë të Hipotekës:

Artur Çobani, ish-drejtor

Adrian Kona, ish-drejtor

Jonida Mergeja, juriste

Rovin Zeqja, inxhinier

Bledar Zerba, hartograf

Leonardo Dervishi, hartograf.

Përfituesit:

Ramazan Sheshi

Shaqir Sheshi

Viktor Mataj

Aranit Mataj

Besnik Xhafa

Fiqeret Xhafa.

Sipas hetimeve paraprake, bëhet fjalë për një skemë të dyshuar të tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës, ku përmes dokumenteve të falsifikuara dhe procedurave të dyshuara të paligjshme janë regjistruar prona në favor të përfituesve.

Hetimi, i zhvilluar prej disa muajsh nga Prokuroria e Durrësit, ka ngritur dyshime për veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, mashtrimit, shpërdorimit të detyrës dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.