SYRI TV/ Banorët e fshatit Trevllazër në protestë për ujin, debate me përfaqësues të ujësjellësit

Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë kanë protestuar për mungesën e ujit të pijshëm prej më shumë se një muaji. Ata kanë pasur debate të forta me përfaqësuesit e ujësjellësit, teksa kërkuan zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë. Pas transmetimit në Syri TV të shqetësimit të tyre, në fshatin Trevllazër u sigurua furnizimi me ujë.

Banorët e fshatit Trevllazër në Vlorë janë ngritur në protestë për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej më shumë se një muaji. Pas transmetimit të drejtpërdrejtë në Syri TV, gjatë zhvillimit të protestës në vendngjarje kanë mbërritur edhe përfaqësuesit e ujësjellësit. Mbërritja e tyre është shoqëruar me debate të forta me banorët, të cilët kërkuan zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë, duke theksuar se situata është bërë e papërballueshme.

Pas transmetimit në Syri TV të shqetësimit të banorëve, të cilët kërkuan ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, mësohet se në fshatin Trevllazër u sigurua furnizimi me ujë në zonë.