Këshillit Bashkiak të Durrësit/ Miratohen 13 pikat e rendit te ditës për barazinë gjinore, opozita kërkon shpjegime...

Plani Vendor i Veprimit për Barazinë Gjinore për katër vitet e ardhshme u shoqërua me debat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit, kryesisht për terminologjinë e përdorur në dokument.

Këshilltarja e opozitës, Edlira Devolli, kërkoi saktësimin e disa termave, duke argumentuar se dokumenti nuk ofron qartësi të mjaftueshme, veçanërisht sa i përket shprehjes “transformim gjinor”. Sipas saj, formulimet e përdorura mund të krijojnë keqkuptime dhe duhet të jenë më të qarta.

Në përgjigje, drejtoresha e Shërbimeve Sociale, Diola Xhango, sqaroi se termi “transformim gjinor” në këtë plan nuk lidhet me identitetin gjinor, por me përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të grave në situata vulnerabël, përfshirë gratë e dhunuara, të divorcuara apo ato që përballen me vështirësi të tjera sociale.

Gjatë diskutimeve u përmend gjithashtu se plani katërvjeçar parashikon masa dhe fonde për zbatimin e politikave të barazisë gjinore, si edhe përfshin referenca ndaj komunitetit LGBT.