SYRI TV/ Skandal, policia hetime për rrjetet sociale: Kush bën review negative për bizneset e miqve të Ramës do hetohet nga policia
Kush bënë review negative ndaj bizneseve të afërta të kryeministri Edi Rama apo edhe artistëve që janë të lidhur me të, do të hetohet nga policia. Deklarata skandaloze vjen nga drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit Skënder Hita. Sipas këtij të fundit, ky veprim i qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre, konsiderohet si një sulm ndaj bizneseve dhe ndaj turizmit dhe do nis një hetim, por që ky veprim është pa një bazë ligjore.
SYRI TV
Teksa krimet kanë pësuar rritje në vendin tonë, protesta është në ditën e 40 të saj policia ka ndërmarre një veprim skandaloz. Në kohën që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Skënder Hita, doli në një konferencën për mediat për të deklaruar se Policia e Shtetit po merret me hetimin e llogarive në rrjetet sociale, të cilat kanë lënë reviwë negative në bizneset e personave që janë të afërt me kryeministrin Edi Rama, në të njëjtën kohë në shkodër ndodhi vrasje brenda familjes. E teksa policia duhet te merret me keto ngjarje te renda, tashme i shtohet një skandal ku ky veprim i saj për të hapur hetime per personat në rrjetet sociale, për të mbrojtur bizneset e njerëzve apo artistëve që janë të lidhur me Partinë Socialiste apo me kryeministrin Rama është pa asnjë bazë ligjore. Sipas Hitës, ky veprim i qytetarëve për të shprehur pakënaqësitë e tyre, konsiderohet si një sulm ndaj bizneseve dhe ndaj turizmit.
Duke u ndalur te protesta qytetare, ku me pamje është dokumentuar dhuna e policisë së shtetit para parlamentit si me gaz ashtu edhe me shkopa gome, për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit ajo nuk ishte dhune teksa edhe pretendimet e të shoqëruarëve për dhunë hita i ka hedhur poshtë po ka sqaruar se AMP ka nisur hetimin.