FOTO/ Vrasja në Shkodër, ky është 62-vjeçari që qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij

Ky është 62-vjeçari Shtjefën Ziçi i cili vrau mesditën e kësaj të enjteje me armë zjarri bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi në Shkodër.

“Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njoftimi i policisë.