", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/09/auto_egjipti1783601199.jpg", "width": 900, "height": 683 } }

VIDEO/ Brohorima dhe duartrokitje për 'Faraonët', stafi i hotelit i jep lamtumirën speciale Egjiptit

Egjipti u eliminua nga Botërori 2026 pas përmbysjes dramatike të Argjentinës në minutat e fundit.

Kombëtarja afrikane i ka dhënë lamtumirën turneut teksa është larguar nga Amerika.

Në momentin që lojtarët dhe stafi i tyre po dilnin nga hoteli ku qëndruan gjatë kësaj kohe, stafi u dha një lamtumirë të veçantë.

Ata formuan një tunel në dy anët dhe lojtarët kaluan në mes duke i shoqëruar me brohorima dhe duartrokitje.

Një moment special për ta duke lënë përshtypjen më të mirë gjatë qëndrimit në SHBA.