Mungesë e ujit të pijshëm prej më shumë se një muaji, banorët e fshatit Trevllazër në protestë
Protest e banorëve fshatit Trevllazër ndërsa shkak mbetet mungesa e ujit të pijshëm prej më shumë se një muaji. Gjatë zhvillimit të protestës, në vendngjarje kanë mbërritur edhe përfaqësues të ujësjellësit, pas transmetimit live të situatës në Syri TV.
Mbërritja e tyre është shoqëruar me debate të forta me banorët, të cilët kërkuan zgjidhje të menjëhershme për furnizimin me ujë.
Një prej banorëve u shpreh: “Sa kohë të jenë patronazhistët, kështu do të jemi, pa ujë.”
Ndërsa një tjetër banor, që merret me blegtori, tha se situata është bërë e papërballueshme: “Kam 40 krerë lopë dhe po ngordhin nga mungesa e ujit.”
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse, duke paralajmëruar se protestat do të vijojnë deri në zgjidhjen e problemit.