VIDEO/ Krimi i rëndë në Shkodër! Pamjet e para nga vendngjarja - Emrat
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Shkodrës, ku raportohet se ka ndodhur një krim brenda familjes.
Mësohet se Shtjefën Ziçi ka qëlluar me çifte bashkëshorten e tij shtetasen Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, duke e lënë të vdekur në vend.
SYRI tv sjelle pamjet e para nga vendngjarja, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Autori i dyshuar është vetëdorëzuar pas ngjarjes, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që çuan në këtë krim.
Njoftimi:
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 13:30, në lagjen “Mark Lula”, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Sh. Z., 62 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, bashkëshorten e tij, shtetasen B. Z., rreth 55 vjeçe.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kapur autorin e dyshuar, shtetasin Sh. Z., i cili u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer krimi.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.