Baton Haxhiu dhe shqetësimi i korridoreve të pushtetit

Nga Kreshnik Çollaku/

Baton Haxhiu paska shpallur se Vjosa Osmani është “presidentja më e keqe e Kosovës”.

Ta thuash këtë për Vjosa Osmanin ose je në skajin e naivitetit ose në skajin e abuzimit të keq.

Sepse Vjosën si politikanë mund ta kritikosh. Si çdo figurë politike, mund të mos pajtohesh me qëndrime, vendime apo bindje të saj.

Por nëse ka një rol ku bilanci flet më fort se perceptimi, ai është Vjosa si Presidente.

Dhe aty faktet janë kokëforta.

Interesante të dëgjosh duke shpërndarë dekorata të zeza, për dikë që nuk ka me pushtet një njeri që në politikën shqiptare më shpesh është parë pranë dyerve të pushtetit sesa përballë tij.

Prej vitesh, Batoni njihet për afërsinë e tij me Edi Ramën; një nga zërat më besnikë në mbrojtje të tezave të tij politike, shpesh si një “gardian” mediatik në paradhomën politike të kryeministrit.

E per kujtese, eshte i njëjti Baton që mbështeti Open Balkan-in, që mbrojti afrimin Rama–Vuçiç dhe që përkrahu idenë e korrigjimit të kufijve, e eshte e njejta Vjose ku per te gjitha ishte kunder.

Por le të kthehemi te faktet.

Bilancet e presidentëve nuk maten me sa gjatë rrinë në pushtet, siç shpesh ngatërrohet në Ballkan. Nuk maten me vitet në karrige, por me efektin që lënë për vendin e tyre.

Dhe Vjosa Osmani ka një bilanc presidencial ndërkombëtar që pak figura të rajonit mund ta injorojnë: diplomaci aktive, njohje të reja, forcim të marrëdhënieve euroatlantike, prezencë në qendrat vendimmarrëse botërore dhe ura komunikimi me administratën amerikane.

Çfarë e shqetëson Batonin këtu?

Një Kosovë më afër SHBA-së?

Një Kosovë që nuk pranon pazare për kufijtë?

Një presidente që nuk kalon nga korridoret e zakonshme për të marrë miratim?

Deri dje mendoja se nga një Kosovë më e fortë ndërkombëtarisht shqetësohej vetëm Vuçiçi.

Sot kuptuam se shqetësohet dhe nje kategori brenda kufijve te dy vendeve, qe disa i quajne mocali moral ku politika shihet si biznes jo si sherbim,dhe si nenkategori nostaligjiket e diplomacisë së korridoreve,e zedhenesi tyre vetpropozohet Batoni.

Por…problemi i tyre nuk është Vjosa politikane.

Problemi i tyre është Vjosa Presidente.

Një presidente që nuk pranoi të ishte dekor i askujt, nuk u bë pjesë e pazareve të vjetra dhe nuk e trajtoi Presidencën si zyrë pritjeje për interesa të tjera.

Problemi tyre nuk është se Vjosa gaboi si Presidente.

Problemi është se Vjosa si Presidente nuk u shërbeu.