SYRI TV/ Samiti i NATO në Tiranë në rrezik, deklarata finale nuk përmend Tiranën

Organizimi i samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë mbetet në dyshim të fortë pavarësisht entuziazmit të sforcuar të Kryeministrit Rama. Në deklaratën finale të samitit të Anlarasë, për herë të parë nuk përmendet vendi se ku do të zhvillohet samiti i ardhshëm i Aleancës. Ato që mbeten nga ky samit janë tentativat bajate të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen e liderëve botërore përmes atleteve të bardha, dhe injorimi që u bëri këtyre përpjekjeve Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump.

SYRI TV

Por menjëherë pas kësaj shfaqje u publikua deklarata finale e samitit të NATO-s ku për herë të parë nuk specifikohet vendi se ku do të zhvillohet samiti I rradhës. Në pikën 6 të deklaratës shkruhet se: “Shprehim mirënjohjen tonë për mikpritjen bujare që na ofroi Turqia. Presim me padurim takimin tonë të ardhshëm.”

Syri Televizion ka analiziuar edhe deklaratat e samiteve të fundit të Aleancës Veriatlantike dhe në secilën prej tyre shkruhet qartë vendi se ku do të zhvillohet samiti pasardhës. Më konkretisht në  përfundim të samitit të NATOS të vitit 2022 në Madrid, në pikën 21 të deklaratës thuhet  Presim me padurim të takohemi sërish në Vilnius në vitin 2023. Pas samitit në Vilnius të Lituanisë, në pikën 90 të deklaratës finale thuhet:  

Mezi presim të takohemi sërish për 75-vjetorin e Aleancës në Uashington, D.C. në vitin 2024, të pasuar nga një takim në Holandë në vitin 2025.

Në përfundim të samitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në pikën 38 të deklaratës shkruhet: Presim me padurim të takohemi sërish në Samitin tonë të radhës në Hagë të Holandës, në qershor të vitit 2025, të pasuar nga një takim në Turqi.

Tradita e njoftimit të samitit pasardhës u respektua sërish në samitin e Hagës në Mbretërinë e Holandës, ku në pikën 5 të deklaratës shkruhet:

Presim me padurim takimin tonë të radhës në Turqi në vitin 2026, të pasuar nga një takim në Shqipëri.

Por kjo traditë u ndërpre në samitin e Ankarasë, ku për herë të parë nuk u njoftua shteti I cili do të organizojë samitin pasardhës. Media kryesore perëndimore kanë paralajmëruar prej muajsh mundësinë e anulimit të samitit të NATO-s në Tiranë.

Pak ditë më parë, agjensia  lajmeve Rojters ,duke cituar një diplomat të NATO-s, një zyrtar europian dhe disa burime të përfshira në diskutime, shkroi se administrata Trump dhe pakënaqësia e disa aleatëve për nivelin e ulët të shpenzimeve shqiptare kanë vënë në pikëpyetje organizimin e samitit në Tiranë. Një prej burimeve shpjegonte se ekziston frika që Donald Trump mund ta përdorë një samit në Shqipëri për të sulmuar publikisht vendet që nuk përmbushin objektivat e mbrojtjes, duke prodhuar një tjetër krizë komunikimi për aleancën.

Edhe Euronews, sipas burimeve të saj, thekson se mungesa e Shqipërisë në draft-deklaratën e Ankarasë është një mesazh politik. NATO, sipas këtij raportimi, po ushtron presion mbi Tiranën që të përshpejtojë rritjen e shpenzimeve ushtarake nëse dëshiron të mbetet vendi organizator i samitit. Pra në thelb samiti i Ankarasë nuk paralajmëroi asgjë të mire pasi vendi ynë rrezikon të humbasë shansin për të pritur samitin e NATO-s në vitin 2027. Ato që mbeten nga ky samit janë tentativat bajate të Edi Ramës për të tërhequr vëmendjen e liderëve botërore përmes atleteve të bardha, dhe injorimi që u bëri këtyre përpjekjeve Presidenti I Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump