Rama i vetëm në samit, Berisha ndan videon: Të shkon bota sipri, me kambë të shklet! E një fjalë të mirë, kërkush s’ta flet
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjetet sociale përmes një videoje nga samiti i NATO-s në Ankara, ku shfaqet kryeministri Edi Rama gjatë zhvillimeve të takimit me liderët e vendeve anëtare.
Rama është injoruar nga pjesëmarrësit në samit, ku u filmua i vetëm në shumë raste.
Videon, Berisha e ka shoqëruar me vargje nga poezia “O moj Shqypni, e mjera Shqypni” e Pashko Vasës, të shkruar në vitin 1880.
“Vetmi, izolim!
Të shkon bota sipri, me kambë të shklet!
E një fjalë të mirë, kërkush s’ta flet!”, shkruan Berisha në postimin e tij.