Mediat ndërkombëtare: Trump injoron Ramën, Rutte turpërohet pas gjestit për atletet

Trump refuzoi të reagojë kur Mark Rutte u përpoq ta bënte të komentonte me humor këpucët e bardha të Edi Ramës.

THE NEWS INTERNATIONAL

Rrjetet sociale u mbushën me komente tallëse ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, pasi përpjekja e tij për të nxitur një reagim nga presidenti amerikan Donald Trump lidhur me atletet e kryeministrit shqiptar Edi Rama, dështoi para kamerave.

Momenti ndodhi kur Trump, presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe liderë të tjerë ishin mbledhur për një fotografi zyrtare në Ankara.

Përpara se të bëhej fotografia, Rutte u përpoq t'i tërhiqte vëmendjen Trump te këpucët e Ramës.

Fillimisht, Trump nuk reagoi fare, edhe pse Rutte e shtyu lehtë për t'ia tërhequr vëmendjen.

Kur më në fund hodhi sytë poshtë, Trump ruajti një shprehje serioze dhe të qetë, gjë që e la Rutte-n dukshëm në siklet.

Videoja e këtij episodi u përhap gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë përdorues u tallën me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s.

Trump ka qenë kritik ndaj NATO-s, duke thënë se aleanca nuk e ka mbështetur në mënyrën që ai dëshironte gjatë konfliktit me Iranin.