'Ligji 21/2024 bie ndesh me standardet europiane'/ Eurodeputeti: Sjellja e qeverisë, pengesë për anëtarësim, ka fyer BE

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz ka deklaruar se qeveria shqiptare po injoron kërkesat e Bashkimit Evropian lidhur me ligjin 21/2024, duke paralajmëruar se kjo sjellje mund të kthehet në një pengesë serioze për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, në bisedën me Flavio Qarrin, Waitz u shpreh se Bashkimi Evropian i ka bërë të qartë Tiranës se ligji 21/2024 nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe pengon përmbushjen e kapitullit 27 për mjedisin.

Sipas eurodeputetit, Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë të paqarta dhe vetëm kanë shtyrë zgjidhjen e problemit.

Waitz theksoi se BE-ja bazohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta, të cilat duhet të respektohen edhe nga vendet që synojnë anëtarësimin. Ai paralajmëroi se nëse qeveria shqiptare vazhdon të injorojë shqetësimet e Bashkimit Evropian dhe nuk ndryshon qasje, kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Biseda në studio (origjinale në anglisht)

Flavio Qarri:
Regarding the Albanian government, if you go in the square as a protester, that makes me think that the Albanian government hasn’t been showing reason towards your requests, Mr. Waitz.

Thomas Waitz:
Well, it is not about me personally, you know, I care for…

Flavio Qarri:
Of course, I mean when I say you, I mean European Union.

Thomas Waitz:
Yes, exactly. I mean, there have been concrete complaints from the side of the European Union. We made clear that the law 21 from 2024 on changing nature protection is not in line with what will be needed to finalize chapter 27 on environment. So it is actually a step that is against what we try to reach in our negotiations, because European Union is built on common standards and on common laws. This is what keeps us together, this is what allows businesses to work all over the European Union, and these common standards they have to be met. Not just for us, but also for Albania to be able to actually compete in the single market. And there was a clear reply from the Commission that was asking the government several times to rework that law from 2024, and the answer from the Albanian government was very concretely now in the last two weeks it was, well, we don’t know yet, maybe we change it, maybe not, let’s see the negotiations. So kicking the can down the road, trying to win time, and this is seen as well, as a trick or even as an offense.

Biseda në studio (e përkthyer në shqip)

Flavio Qarri: Sa i takon qeverisë shqiptare, fakti që ju shohim në shesh do të thotë se diplomatikisht dhe politikisht qeveria shqiptare nuk është treguar e arsyeshme ndaj kërkesave të Bashkimit Evropian?

Thomas Waitz: Ka pasur ankesa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian. E kemi bërë të qartë se ligji 21 i vitit 2024, që ndryshon mbrojtjen e natyrës, nuk është në përputhje me kërkesat për mbylljen e kapitullit 27 për mjedisin. Ky është një hap në drejtim të kundërt me objektivat e negociatave, sepse Bashkimi Evropian ndërtohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta. Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj, por përgjigjja e qeverisë ka qenë se “ndoshta e ndryshojmë, ndoshta jo”. Kjo shihet si një përpjekje për të fituar kohë dhe madje si një fyerje.

Flavio Qarri: Cili është parashikimi juaj? Si do të reagojë Bashkimi Evropian dhe a mund të ndikojë kjo protestë në qëndrimin ndaj qeverisë shqiptare?

Thomas Waitz: Mendoj se qeveria ende ka mundësinë të kuptojë se nuk mund të punojë kundër qytetarëve të saj. Rruga pro-evropiane nënkupton respektimin e shtetit të së drejtës dhe procedurave demokratike. Nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian duhet të vendoset një moratorium për ndërtimet në atë zonë derisa gjithçka të sqarohet. Nëse qeveria vazhdon të reagojë si deri tani, kjo mund të kthehet realisht në një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.