", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2026/July/09/auto_Screenshot_2026-07-09_0938171783582724.png", "width": 900, "height": 569 } }

VIDEO/ Tragjedi në Itali, shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve u merr jetën nënës dhe djalit

Një nënë dhe djali i saj humbën jetën pas një shpërthimi të fuqishëm në një fabrikë fishekzjarrësh në zonën Torano di Borgorose, në provincën e Rietit, rreth 70 kilometra në verilindje të Romës.

Sipas autoriteteve italiane, viktimat janë 30-vjeçari Simone Colle, punonjës i fabrikës, dhe nëna e tij, Teresa Tocci, 60 vjeçe. Trupat e tyre u gjetën nën rrënojat e objektit pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Nga shpërthimi mbetën të plagosur edhe dy punëtorë të tjerë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Kjo nuk është hera e parë që fabrika, në pronësi të kompanisë Pirotecnica Mattei, përfshihet në një aksident fatal. Në korrik të vitit 2023, një tjetër shpërthim në të njëjtin impiant u mori jetën tre personave, mes tyre Franco Colle, xhaxhai i Simone Colle, si dhe dy fëmijëve të tij, Anna dhe Claudio.

Pas tragjedisë së vitit 2023, pronarët e kompanisë, Fabrizio dhe Gaetano Mattei, u dënuan me katër vite burg për ruajtje të paligjshme të eksplozivëve, punësim të padeklaruar dhe vrasje nga pakujdesia. Megjithatë, kompania rifilloi aktivitetin pasi mori një licencë të re për prodhimin dhe tregtimin e fishekzjarrëve.

Ndërkohë, Konfederata Sindikale CGIL ka kërkuar një hetim të plotë mbi shkaqet e shpërthimit dhe verifikimin e respektimit të të gjitha standardeve të sigurisë në vendin e punës.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.