'Qeveria po dëmton reputacionin e Shqipërisë në BE'/ Eurodeputeti Waitz: Rama të ndalojë së injoruari qytetarët, të dëgjojë protestuesit

Përfaqësues të Parlamentit Evropian kanë zbritur në sheshin e protestës në Tiranë, duke u rreshtuar krah qytetarëve dhe duke i dhënë një goditje të fortë vendimeve të fundit të qeverisë shqiptare. Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, pjesë e grupit të të Gjelbërve evropianë, ka lëshuar paralajmërime të rënda lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, duke u ndalur specifikisht te çështjet mjedisore dhe ato të shtetit të së drejtës.

Eurodeputeti austriak Thomas Waitz, i ftuar mëngjesin e kësaj të enjteje në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, u shpreh se Shqipëria ka ndërtuar ndër vite një reputacion pozitiv në BE, por sipas tij, veprimet e fundit të qeverisë po e dëmtojnë rëndë këtë imazh. Ai theksoi se zona e Vjosë-Nartës është një pasuri natyrore me rëndësi evropiane dhe akuzoi qeverinë se ka thyer premtimet e dhëna për mbrojtjen e saj.

Eurodeputeti kritikoi edhe ligjin 21/2024, duke deklaruar se ai nuk është në përputhje me standardet evropiane dhe përbën pengesë për mbylljen e kapitullit të mjedisit në negociatat me Bashkimin Evropian. Sipas tij, Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë ligjin, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë shmangëse dhe të papranueshme.

Waitz ngriti gjithashtu shqetësimin për zbatimin selektiv të ligjit në Shqipëri, duke thënë se është krijuar përshtypja se për investitorë të caktuar ekzistojnë rregulla të ndryshme nga ato që vlejnë për qytetarët. Ai paralajmëroi se respektimi i shtetit të së drejtës mbetet kushti më i rëndësishëm për anëtarësimin në BE.

Duke komentuar protestat kundër ligjit 21/2024, eurodeputeti tha se qeveria ka humbur kontaktin me qytetarët dhe duhet të dëgjojë zërin e mijëra protestuesve që kërkojnë transparencë, mbrojtjen e natyrës dhe respektimin e proceseve demokratike.

Në fund, Waitz kërkoi vendosjen e një moratoriumi për ndërtimet në zonën e Vjosë-Nartës deri në sqarimin e plotë të projektit, duke paralajmëruar se nëse qeveria shqiptare vazhdon të injorojë shqetësimet e Bashkimit Evropian dhe të qytetarëve, kjo mund të shndërrohet në një pengesë serioze për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Biseda në studio:

Flavio Qarri: Rikthehemi, rikthehemi në transmetim të drejtpërdrejtë. Zonja dhe zotërinj, me sa duket të Gjelbrit e Evropës jo vetëm kanë kundërshtuar vendimet e fundit të qeverisë Rama, por kanë zbarkuar në sheshin e protestës, duke ofruar mbështetje të drejtpërdrejtë për qytetarët që ndodhen para zyrës së kryeministrit, por gjithashtu kanë pasur mesazhe të forta dhe të drejtpërdrejta për vetë Edi Ramën. Një zhvillim politik ky goxha i papritur. Austriakët ndër dekada dhe shekuj fatmirësisht na kanë pasur me qejf dhe një merak për Shqipërinë, ndaj sot miq të dashur kam kënaqësinë të kem një nga europarlamentarët që gjithashtu ka punuar ngushtë në marrëdhëniet BE-Shqipëri, tanimë është fokusuar në ato pak më gjerë në Ballkan, në rajon, siç është Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Thomas Waitz është me ne. Good morning Mr. Waitz. Welcome.

Thomas Waitz: Good morning.

Flavio Qarri: I did a little introduction about your work with the region and also the fact that the Greens, European Greens not only are opposing the decisions of the Albanian government, but also have dislocated in the square where all the citizens are protesting since 40 days now. Why do you really came to Tirana? Pse erdhët vërtet në Shqipëri?

Thomas Waitz: Well, there's great support in the European Parliament in general, but also in my Green group for the accession of Albania. Actually, for the accession of, if possible, the whole region. And we are working hard to support Albania to meet all the criteria that are needed so we can see Albania joining European Union as soon as possible. And what is happening now in this moment is, well, destroying a lot of good reputation that Albania has been building over years, and we regret that very much. And well, this project...

Flavio Qarri: Please allow me to translate Mr. Waitz. Allow me to translate for the public. Në fakt arsyeja e qëndrimeve tona lidhet me faktin që ka një mbështetje të madhe në Parlamentin Evropian, por edhe në grupin e të Gjelbërve për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, dhe nëse do ishte e mundur dhe ideale do të ishte që i gjithë rajoni t'i bashkohej Bashkimit Evropian. Por arsyeja pse ne kemi zbritur në shesh është fakti se me vendimet e fundit qeveria shqiptare ka dëmtuar shumë reputacionin e ndërtuar me mund përgjatë viteve dhe ka krijuar një imazh jo dhe aq të mirë, veçanërisht për këto vendimmarrjet e fundit, që nga ligji 21/2024 deri te projekti në Zvërnec dhe Nartë. Yes please.

Thomas Waitz: And also we see that this Vjosë-Nartë Delta is of... it's a jewel, it's a fantastic natural heritage that Albania hosts, and it's natural heritage that is of importance for all of us Europeans. And there were promises given to us, to the Commission that Vjosa will be protected. There was questions in the past already about this airport construction on the area of a former military airport and beyond that. And there were promises given to us in Parliament, to the Commission, to Member States that Albania is happy to invest into protection of one of the most relevant habitats especially for birds... for flamingos now became very, very prominent. So these promises now, we have the impression that they are broken.

Flavio Qarri: I understand. Në fakt një tjetër arsye kryesore është që përveçse zona e Vjosë-Nartës është një xhevahir, një pasuri e madhe e shqiptarëve por jo vetëm, është edhe e të gjithë ne evropianëve. Problemi tjetër është që më herët ka pasur angazhime nga ana e Shqipërisë, të drejtpërdrejta për mbrojtjen e kësaj zone, veçanërisht të Vjosë-Nartës dhe veçanërisht ekosistemit aty. Por mbi të gjitha ka pasur edhe pikëpyetje të mëhershme sa i takon qoftë edhe aeroportit të Vlorës ose ish-aeroportit të vjetër ushtarak dhe dëmit dhe ndikimit që ato do të kenë pasur në çështjet mjedisore. Dhe tani ndihen evropianët paksa të gënjyer dhe të zhgënjyer dhe sigurisht të tradhtuar nga angazhimi që vetë qeveria shqiptare kishte marrë në mbrojtje të këtyre zonave dhe çështja është që aspekti mjedisor është një nga kushtet që domosdoshmërisht duhet plotësuar nga ana e qeverive që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. But the question is, how does this imply with the relationship between European Union and Albania? Çfarë ndikimi ka kjo në marrëdhëniet Shqipëri-BE?

Thomas Waitz: Well, the most important chapters in all negotiation framework are all the chapters related to rule of law. It is of great importance that Member States or future Member States ensure that justice applies to every citizen in the same way. And you know, there have been a lot of prejudices against Albania, which we were fighting against because Albania is a wonderful country with wonderful people. Oh yes, I mean you have people doing wrong things as we have it in all the European Member States. So we were working hard, and we're working hard to, you know, give a correct impression of that wonderful country. And unfortunately, many of these prejudices now many feel they are proven, that we are in a situation where in Albania the rule of law doesn't account for everyone in the same way, especially for foreign investors, it seems to be different rules than for citizens of Albania.

Flavio Qarri: Or for local kingpins for that matter. Në fakt sa i takon marrëdhënieve Shqipëri-Bashkimi Evropian, një nga kapitujt më të rëndësishëm dhe një nga çështjet kryesore është zbatimi i ligjit për të gjithë në mënyrë të barabartë. Dhe fakti që ne kemi luftuar për shumë vite që paragjykimet që ekzistonin për Shqipërinë të mos ishin të menduara dhe të bashkëndara nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe sigurisht ecëm shumë në atë drejtim për të dhënë përshtypjen e vërtetë dhe të sinqertë për atë vend të mrekullueshëm që ju keni. Duket se tanimë ato paragjykime, veçanërisht për sa i takon zbatimit të ligjit në Shqipëri po kthehen në të vërteta, sidomos kur shohim që nuk zbatohet njësoj ligji sa i takon disa, si të themi, investitorëve të huaj apo siç ishte dhe shtesa ime për të ashtuquajturit çuna apo gangsterë lokalë të cilët sigurisht janë mbi ligjin. Regarding the Albanian government, if you go in the square as a protester, that makes me think that the Albanian government hasn't been showing reason towards your requests, Mr. Waitz. Sa i takon qeverisë shqiptare, nëse shkojmë te pika që ju shohim juve në shesh, do të thotë që diplomatikisht dhe politikisht qeveria shqiptare nuk është treguar e arsyeshme ndaj kërkesave tuaja?

Thomas Waitz: Well, it is not about me personally, you know, I care for...

Flavio Qarri: Of course, I mean when I say you, I mean European Union.

Thomas Waitz: Yes, exactly. I mean, there have been concrete complaints from the side of the European Union. We made clear that the law 21 from 2024 on changing nature protection is not in line with what will be needed to finalize chapter 27 on environment. So it is actually a step that is against what we try to reach in our negotiations, because European Union is built on common standards and on common laws. This is what keeps us together, this is what allows businesses to work all over the European Union, and these common standards they have to be met. Not just for us, but also for Albania to be able to actually compete in the single market. And there was a clear reply from the Commission that was asking the government several times to rework that law from 2024, and the answer from the Albanian government was very concretely now in the last two weeks it was, well, we don't know yet, maybe we change it, maybe not, let's see the negotiations. So kicking the can down the road, trying to win time, and this is seen as well, as a trick or even as an offense.

Flavio Qarri: E qartë. Me sa duket europarlamentari Waitz sapo tha që Shqipëria ka ofenduar dhe injoruar Bashkimin Evropian. Në fakt një nga kushtet dhe një nga aspektet kryesore të qenit pjesë e Bashkimit Evropian është arritja e standardeve, standardeve evropiane dhe kjo do të ishte sigurisht edhe në dobi të shqiptarëve që të jetonin me standarde evropiane në vendin e tyre. Ne i kemi dërguar jo vetëm ankesa por edhe shkresa zyrtare qeverisë shqiptare, veçanërisht për shembull sa i takon, fjala vjen, ligjit 21/2024, ligjin për të cilin prej 40 ditësh shqiptarët protestojnë në shesh. Dhe përgjigja e qeverisë shqiptare ka qenë gati qesharake, ka thënë që ndoshta e heqim, ndoshta e shfuqizojmë, ndoshta jo, varet të shohim se si do shkojnë edhe negociatat. Mirëpo avantazhet që ai ligj sjell bashkë me atë të investitorëve strategjikë janë kundër në frymë dhe në themel të bashkëjetesës evropiane apo të një tregu të përbashkët evropian dhe sigurisht duke cënuar konkurueshmërinë e ndershme dhe të barabartë. Dhe përgjigja e qeverisë shqiptare ndaj këtyre shqetësimeve dhe ankesave të paraqitura edhe me shkrim nga ana e Bashkimit Evropian ka qenë qesharake dhe deri në kufijtë e ofendueses. And what did you learn about the behavior of the Albanian government towards Albanians, from the Albanians in the square? Dhe çfarë keni mësuar sa i takon aspektit të sjelljes së qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në shesh?

Thomas Waitz: Well, we heard different opinions, but what we heard a lot is that people consider that this current government of Edi Rama on one side has delivered a lot when it comes to progress, when it comes to development, when it comes to coming closer to European Union, starting negotiations. But on the other side, they have the impression that they have lost contact to their own citizens. And we are politicians, elected politicians, we are there because citizens give us their trust for a certain amount of time. We are representatives of these citizens, so we have to listen to our own citizens on a daily basis, and to ignore tens of thousands of people standing up for transparency, for rule of law, for the respect of nature, but also standing up against endangering the accession to the European Union, this is a strong expression of citizens' will. And I would just recommend to every politician, no matter of this side, other side, whatever opinion, it is the citizens we represent, it is the citizens we need to listen to, and it is the citizens we need to take serious.

Flavio Qarri: Ajo që kam konstatuar në shesh është që opinionet janë të ndryshme, por gjëja që kam dëgjuar më shpesh është që po, vërtet ka bërë disa hapa në raport me progresin sa i takon çështjes së Bashkimit Evropian, por nga ana tjetër ka humbur kontaktin me qytetarët dhe nuk i ka dëgjuar. Ne jemi politikanë të zgjedhur për një afat të caktuar kohe dhe sigurisht jemi përfaqësues të atyre qytetarëve që na kanë zgjedhur, që do të thotë do të duhet t'i dëgjojmë ata në mënyrë të rregullt dhe të përditshme. Dhe kjo duket se është një shqetësim për qytetarët shqiptarë dhe në fakt vlen për të gjitha krahët e politikës. Cili do politikan të zgjedhur, një aspekt imperativ i detyrës së vet është që të dëgjojë qytetarët, dhe fakti që ata janë në shesh dhe duan që zëri i tyre të dëgjohet, është një detyrim për kryeministrin. Well, there's this little aspect called elections Mr. Waitz and the last few elections Mr. Rama has proven again and again that he is really good at winning them without having the support of the actual people. How can Europe help Albanians in free and fair elections after your latest reports and even from the OSCE/ODIHR acknowledged the problems in the elections? Në fakt një mënyrë se si zgjidhen politikanët për të qenë përfaqësues është nëpërmjet zgjedhjeve dhe kryeministri Rama në zgjedhjet e fundit ka pasur një talent për t'i fituar ato pa pasur talentin për të fituar mbështetjen reale të qytetarëve, dhe janë problematika elektorale që i ka njohur edhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja. Si mundet të ndihmohen shqiptarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme? Which I think is the basis for a representative politician, free and fair election?

Thomas Waitz: Well, there has been some progress already when it comes to election law, but there is more work to be done. We can see this that it's extremely difficult for smaller parties to actually run for elections or to get visibility in elections. Election law is one of the most sensitive parts of democracy because it has to guarantee that every voice counts and every citizen has the possibility to freely and fairly express their opinion and their preferences. I mean, my impression is that a big part of Albanian society has been supporting the current government, but if you show that you lose touch with your citizens then this might change in future elections. But I am not in the position to comment on election results. What I know and what I understand is that there's more work to be done to ensure transparency, to ensure fair conditions for the different competitors, and this is key for democracies because we see, and it's not even a question of this one party or the other party, if you don't respect fundamental democratic rules, you cannot become a part of European Union.

Flavio Qarri: I understand and allow me to translate this for public. Në fakt aspektet zgjedhore, veçanërisht reforma zgjedhore duket se ka pasur një progres, por ka ende shumë për të bërë, veçanërisht kur vjen puna në aspekte të caktuara siç është fjala vjen rasti i partive të vogla dhe rrethanave që e bëjnë atë të konsiderohen të barabarta edhe për ato raste. Megjithatë thelbi është që pavarësisht se në të shkuarën mund të ketë pasur mbështetje për qeverinë shqiptare, një pjesë gati mazhorancë e publikut, patjetër që konstatojmë që kjo mazhorancë e ka humbur kontaktin me qytetarët, qoftë edhe me ata që e kanë votuar, qoftë edhe me të tjerët pasi sigurisht i përfaqëson të gjithë. Dhe çështja është që ka ende shumë punë për t'u bërë që qytetarët ta ndjejnë transparencën, por gjithashtu dhe ta ndjejnë që po marrin pjesë në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Mr. Waitz, I know you don't have a lot of time so I'm going to be short for my last question. What is your prognostic, your let's say, what do you think is going to happen with this protest and the reaction from European Union towards it, and will Rama give in or he will hold an autocratic position? A do të dorëzohet Rama ndaj kërkesave të sheshit apo do të mbajë një qëndrim autokratik edhe ndaj Bashkimit Europian?

Thomas Waitz: I don't have a crystal ball, but I am deeply impressed how Albanian citizens are standing up for rule of law, how Albanian citizens are standing up to protect their national beauty and their national property. And this is a very good sign of a lively democracy and a democratic society, and yes this will also materialize in elections in the future. And I think this government still has the chance to realize that you cannot work against your own population, and I still hope that the government realizes that the pro-European path means respecting the common rule of law, and means respecting democratic procedures. And also a demonstration is a democratic procedure, is an expression of democratic will. I think the government needs to speak to the protesters and it needs to listen to the protesters. For the European Union, I would say a moratorium for the constructions in that area needs to be put in place so everything can be clarified, things can be made transparent to the Albanian population but also to the European Union. This transparency is needed to move on, and I guess if the government reacts as it does now, this could really become an obstacle for joining European Union.

Flavio Qarri: Po e filloj nga fundi, sa i takon marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, për Evropën do të ishte e domosdoshme jo vetëm një transparencë, por paraprakisht një moratorium për ndërtimet në atë zonë dhe më pas një sqarim i hollësishëm i të gjithë situatës, i projektit edhe gjithçka tjetër. Përndryshe nëse qeveria shqiptare vazhdon me këtë sjellje ndaj Bashkimit Evropian do të kemi sigurisht pengesa të forta në rrugën drejt anëtarësimit. Sa i takon qytetarëve shqiptarë, sigurisht që është e detyruar t'i dëgjojë qytetarët shqiptarë. Nuk e di sepse nuk kam një sferë kristali, thotë  Thomas Waitz, sa i takon asaj që do të ndodhë, por është e domosdoshme edhe si standard evropian por edhe si praktikë e zakonshme në vendet demokratike që qeveria t'i dëgjojë qytetarët e vet, zbatimin e ligjit gjithashtu, dhe proceseve demokratike. Dhe demonstrata, protesta, është një proces thellësisht i rëndësishëm i një demokracie funksionale, çka e detyron qeverinë që të flasë me qytetarët në rrugë dhe t'i dëgjojë, veçanërisht qytetarët në rrugë. Thomas Waitz, danke schön, thank you very much.

Deklarata e Thomas Waitz e përkthyer:

“Ka një mbështetje të madhe në Parlamentin Evropian, por edhe në grupin tonë të të Gjelbërve, për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në fakt, ne mbështesim edhe anëtarësimin e të gjithë rajonit, nëse është e mundur. Po punojmë fort që Shqipëria të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme për t’u bërë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Evropian. Por ajo që po ndodh tani po shkatërron një pjesë të madhe të reputacionit të mirë që Shqipëria ka ndërtuar ndër vite dhe ne e shohim këtë me shumë keqardhje.”

“Delta e Vjosë-Nartës është një xhevahir, një pasuri natyrore e jashtëzakonshme që Shqipëria ka fatin ta zotërojë. Është një trashëgimi natyrore me rëndësi për të gjithë ne evropianët. Na janë dhënë premtime, neve, Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare, se Vjosa do të mbrohej. Ka pasur më herët shqetësime për ndërtimin e aeroportit në zonën e ish-aeroportit ushtarak dhe për zgjerimin përtej saj. Shqipëria premtoi se do të investonte në mbrojtjen e një prej habitateve më të rëndësishme, veçanërisht për shpendët, si flamingot. Tani kemi përshtypjen se këto premtime janë thyer.”

“Kapitujt më të rëndësishëm të negociatave lidhen me shtetin e së drejtës. Është thelbësore që një shtet anëtar apo kandidat të garantojë që drejtësia të zbatohet njësoj për çdo qytetar. Ka pasur shumë paragjykime ndaj Shqipërisë dhe ne kemi luftuar kundër tyre, sepse Shqipëria është një vend i mrekullueshëm me njerëz të mrekullueshëm. Sigurisht që, si në çdo vend tjetër evropian, ka edhe njerëz që bëjnë gabime. Ne kemi punuar fort për të dhënë një pasqyrë të drejtë të Shqipërisë. Fatkeqësisht, tani shumë prej këtyre paragjykimeve duket sikur po vërtetohen. Kemi përshtypjen se në Shqipëri shteti i së drejtës nuk zbatohet njësoj për të gjithë, veçanërisht kur bëhet fjalë për investitorët e huaj, për të cilët duket se vlejnë rregulla të tjera nga ato që vlejnë për qytetarët shqiptarë.”

“Nga ana e Bashkimit Evropian ka pasur ankesa konkrete. E kemi bërë të qartë se ligji 21 i vitit 2024, që ndryshon mbrojtjen e natyrës, nuk është në përputhje me kërkesat për mbylljen e kapitullit 27 për mjedisin. Ky është një hap në drejtim të kundërt me objektivat e negociatave, sepse Bashkimi Evropian ndërtohet mbi standarde dhe ligje të përbashkëta. Këto standarde duhet të përmbushen jo vetëm për ne, por edhe për Shqipërinë, në mënyrë që të mund të konkurrojë në tregun e përbashkët. Komisioni Evropian i ka kërkuar disa herë qeverisë shqiptare ta rishikojë këtë ligj. Përgjigjja e qeverisë në javët e fundit ka qenë: ‘Nuk e dimë ende, ndoshta e ndryshojmë, ndoshta jo, të shohim si do të ecin negociatat’. Kjo është thjesht shtyrje e problemit për më vonë, përpjekje për të fituar kohë dhe shihet si një mashtrim, madje edhe si një fyerje.”

“Dëgjuam mendime të ndryshme nga qytetarët, por ajo që dëgjuam më shpesh ishte se kjo qeveri, nga njëra anë, ka sjellë progres në zhvillim dhe në afrimin me Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër ka humbur kontaktin me qytetarët e saj. Ne jemi politikanë të zgjedhur dhe jemi aty sepse qytetarët na kanë besuar. Ne jemi përfaqësuesit e tyre dhe duhet t’i dëgjojmë çdo ditë. Të injorosh dhjetëra mijëra njerëz që protestojnë për transparencë, për shtetin e së drejtës, për mbrojtjen e natyrës dhe kundër rrezikimit të integrimit evropian, do të thotë të injorosh një shprehje të fortë të vullnetit qytetar. Çdo politikan duhet t’i dëgjojë dhe t’i marrë seriozisht qytetarët.”

“Është bërë progres në ligjin zgjedhor, por mbetet ende shumë punë për të bërë. Shohim se është shumë e vështirë për partitë e vogla të konkurrojnë dhe të kenë dukshmëri. Ligji zgjedhor është një nga pjesët më të ndjeshme të demokracisë, sepse duhet të garantojë që çdo votë të ketë vlerë dhe çdo qytetar të shprehë lirisht preferencën e tij. Kam përshtypjen se një pjesë e madhe e shoqërisë shqiptare e ka mbështetur qeverinë aktuale, por nëse ajo humbet kontaktin me qytetarët, kjo mund të ndryshojë në zgjedhjet e ardhshme. Nuk jam në pozitë të komentoj rezultatet zgjedhore, por është e qartë se duhet më shumë punë për të garantuar transparencë dhe kushte të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje. Nëse nuk respektohen rregullat themelore të demokracisë, nuk mund të bëhesh pjesë e Bashkimit Evropian.”

“Nuk kam një sferë kristali për të parashikuar të ardhmen, por jam thellësisht i impresionuar nga mënyra se si qytetarët shqiptarë po ngrihen në mbrojtje të shtetit të së drejtës, të bukurive natyrore dhe pasurisë së tyre kombëtare. Kjo është shenjë e një demokracie të gjallë dhe kjo do të reflektohet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Besoj se qeveria ende ka mundësinë të kuptojë se nuk mund të punojë kundër popullit të saj. Shpresoj që të kuptojë se rruga pro-evropiane do të thotë respektim i shtetit të së drejtës dhe i procedurave demokratike. Edhe protesta është një procedurë demokratike dhe një shprehje e vullnetit qytetar. Qeveria duhet të flasë me protestuesit dhe t’i dëgjojë ata. Nga këndvështrimi i Bashkimit Evropian, duhet të vendoset një moratorium për ndërtimet në atë zonë, derisa gjithçka të sqarohet dhe të bëhet transparente për qytetarët shqiptarë dhe për BE-në. Nëse qeveria vazhdon të reagojë si deri tani, kjo mund të kthehet realisht në një pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.”