Justin Bieber i bashkohet Shakirës dhe Madonnës në spektaklin e finales së Botërorit 2026

Justin Bieber do të jetë një nga protagonistët e spektaklit të pushimit të finales së Botërorit 2026, duke iu bashkuar emrave të mëdhenj si Shakira, Madonna dhe grupi BTS. Shfaqja do të zhvillohet më 19 korrik, në stadiumin e New Jersey-t dhe pritet të zgjasë 11 minuta.

Në skenë do të ngjitet gjithashtu edhe Burna Boy, i cili vazhdon të dominojë klasifikimet muzikore me hitin "Dai Dai", në bashkëpunim me Shakirën. Pjesë e programit do të jenë edhe dirigjenti i njohur venezuelian. Gustavo Dudamel, drejtor muzikor i Filarmonisë së Nju Jorkut, si dhe kori PS22, fitues i çmimit Webby, i cili është bërë i famshëm për bashkëpunimet me grupin Coldplay.

Spektakli i finales do të mbështesë fondin FIFA Global Citizen Education Fund, një iniciativë që synon të mbledhë 100 milionë dollarë për të zgjeruar aksesin në arsim cilësor dhe mundësitë për të luajtur futboll për fëmijët në mbarë botën.

Deri tani janë grumbulluar më shumë se 50 milionë dollarë, ndërsa një dollar nga çdo biletë e shitur për ndeshjet e Botërorit 2026 është dhuruar për këtë fond, i cili do të financojë projekte sociale në vende të ndryshme të botës.

"Jam mirënjohës që do të jem pjesë e këtij spektakli dhe akoma më i lumtur që ai po kontribuon në zgjerimin e mundësive për arsimim të fëmijëve në të gjithë botën", u shpreh Justin Bieber.