FOTO/ Pankartat pikante nga protesta qytetare: 4 mln euro i duam në onkologjik, jo për dëngla
Në ditën e 39-të radhazi të protestës qytetare ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nuk kanë munguar pankartat pikante të krijuara nga pjesëmarrësit.
Nga ‘Rama jepe dorëheqjen’ tek ‘4 mln euro i duam në onkologjik, jo për dëngla’
Në mesin e pankartave të mbajtura nga protestuesit spikatën mesazhe si: ‘Rama jep dorëheqjen’ dhe ‘4 mln euro i duam në onkologjik, jo për dëngla’, duke iu referuar debatit publik mbi shpenzimet e qeverisë dhe kërkesave për më shumë mbështetje për pacientët dhe sistemin shëndetësor.
Protesta vijon prej 39 ditësh, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisje. Tubimi është shoqëruar vazhdimisht me mesazhe kundër korrupsionit, keqmenaxhimit dhe situatës sociale në vend.