Muzhaqi: Trump kërkon një NATO ndryshe, Europa duhet të marrë më shumë përgjegjësi
Eksperti i sigurisë, Ergys Muzhaqi, i ftuar në Syri TV në një intervistë me moderatoren Armela Ferko, analizoi zhvillimet e fundit në Samitin e NATO-s dhe ndryshimet që po përjeton aleanca euroatlantike.
Muzhaqi theksoi se rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë një qasje më të fortë ndaj rolit të Europës në aleancë, veçanërisht për rritjen e kontributeve financiare dhe forcimin e kapaciteteve ushtarake.
Sipas ekspertit, NATO po përballet me sfida të mëdha që lidhen me luftën në Ukrainë, ndryshimet gjeopolitike dhe nevojën për një ndarje më të qartë të përgjegjësive mes SHBA-së dhe aleatëve europianë.
Muzhaqi: Shiko, teorikisht pse jo, mund ta quajmë sepse mënyra se si u organizua ky samit, mënyra se si dolën edhe me përfundimin që kanë dalë teorikisht, nuk e di nëse mund ta bëj ta aludojmë për këtë 3.0 e NATO-s, pra për një faqe të re, për një mënyrë të re funksionimit të NATO-s. Duket e kaluar një krizë që dukej apo që mund të jetë akoma e vazhdueshme në horizontin e NATO-s. Pastaj, sigurisht që mbetet për t'u parë se si do të zbatohen politikat për të cilat supozohet që kanë rënë dakord liderët e vendeve anëtare të NATO-s gjatë këtij samiti. Ato kanë dalë me një rezolutë, domethënë me disa pika përfundimtare të cilat reflektojnë në një farë mënyre pritshmëritë dhe në një farë mënyre mendoj që reflektojnë edhe, le të themi, dallimet e deritanishme me tendencën për t'i zbutur, për t'i amortizuar këto dallime dhe për të përfituar prej tyre. Mendoj që deri tani kemi arritur të kemi një NATO e cila në një farë mënyre është dëzuar.
Është dëzuar midis një hegjemonie të padiskutueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vazhdimësi. Një kërkese të fortë të vazhdueshme të Trump-it, të cilën ai nuk e ka ndarë fare nga Trump 1-shi dhe Trump 2-shi (administratën e parë domethënë dhe në administratën e dytë të tij), ku ka thënë që Evropa duhet të ketë patjetër një pjesëmarrje më serioze, një pjesëmarrje më vendimtare, duke nisur nga pjesëmarrja e detyrimeve financiare. Pra, nga kontributi me 2% që tashmë duan ta çojnë në 5%, por nuk është vetëm kaq. Trump në administratën e dytë të tij, apo në qeverisjen e tij të dytë aktuale, e thelloi akoma më tepër këtë retorikë duke u nisur edhe nga situatat specifike në të cilat ndodhen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të NATO-s. Pra, kemi luftën e Ukrainës, e cila vazhdon, që në mendimin tim, Trump-i nuk e ka dashur këtë luftë, e ka kundërshtuar vazhdimisht... mund edhe duhet zgjidhur ndryshe, është një kërkesë specifike e aleatëve të Biden-it dhe mënyrës se si ai e drejtoi këtë çështje të paktën. Trump-i i ka tërhequr, pra edhe interesat e tij për ta mbështetur, le të themi, vazhdimësinë e kësaj lufte nëpërmjet mbështetjes specifike të Ukrainës e ka thënë disa herë, dëshiron diçka ndryshe. Më përpara Trump-i kishte tërhequr trupat e tij nga Afganistani, pra trupat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Afganistani dhe kishte mbajtur një qëndrim po ashtu krejtësisht ndryshe në Siri. Të gjitha këto lëvizje që bëri Trump-i në administratën e parë, u reflektuan qartazi në Trump 2-shin me qëndrimet që ai ka mbajtur. Pra, ne kemi tashmë përsëri talebanët në pushtet në Afganistan me një Amerikë dhe pjesën tjetër të botës që i merr si partnerë të afërt ose jo, të dashur ose jo, po i njeh fundja fundit si partnerë të largët. Kemi një realitet në Ukrainë, të cilën ishte shumë e rëndësishme ky samit sepse në një farë mënyre u ndanë rolet në mënyrë më specifike, pra më të përcaktuar dhe më të shkruar. Dhe kemi një Siri krejtësisht të re. Para pak orësh ka qenë Trump-i në një takim me presidentin sirian, të cilin para pak kohe e kishte lavdëruar. Siç kishte lavdëruar pak a shumë edhe Erdoganin duke thënë që është një lider të cilin e njoh, e kam pasur një partner të mirë, e di që pres të bëjmë punë të mira me të, ai ka arritur brenda një kohe shumë të shkurtër ta mbledhë Sirinë. Në këtë këndvështrim, pra kemi një Amerikë e cila dëshiron që të ketë Amerikën të parën, nën drejtimin e Trump-it, e cila dëshiron që të kemi një Evropë shumë më domethënëse dhe shumë më të vendosur në angazhimet e saj në NATO, jo vetëm tashmë financiare, por edhe në drejtim të zhvillimit të kapaciteteve ushtarake e luftarake në shumë dimensione, pra në aspektet konvencionale, në aspektet tokë, ajër, mjetet fluturuese pa pilot dhe hapësirë. Pra, të gjitha këto elemente janë ndërtuar bashkë. Ky është njëri aspekt, i rëndësishëm i këtij samiti, që do shohim se si do të vazhdojë, pavarësisht se si u shkruajt. Aspekti tjetër është aspekti evropian, të cilat prapë...